Nushi: Mentaliteti i Kurtit i rrezikshëm, po kërkon që ligji t’i përshtatet atij

Nol Nushi nga PSD, ka folur për deklaratat e kreut të VV-së, Albin Kurti, rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mos lejimin e kandidimit për deputet të kandidatëve që kanë pasur problem me ligjin në tri vitet e fundit. Ai ka thënë se nëse dëgjohet fjalimi i Kurtit, atëherë kuptohet se ai po kërkon që […]
Ai ka thënë se nëse dëgjohet fjalimi i Kurtit, atëherë kuptohet se ai po kërkon që ligji t’i përshtatet atij.
“Në fjalimin e tij, ai thotë se tash viti 2020 ka përfunduar dhe ka ardhur viti 2021, me një fjalë po kërkon që ligji t’i përshtatet atij vetëm sepse vullneti i popullit po kërkon kështu”, ka thënë Nushi në Kanal 10, transmeton Periskopi.
Ai ka thënë se ky mentalitet i Kurtit është i rrezikshëm . /PERISKOPI












