Një muaj paraburgim për pejanin që futi në treg para false

Një muaj paraburgim për pejanin që futi në treg para false

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit E.K për shkak të dyshimit se qëllimshëm futi në përdorim para false në dy këmbimore në Pejë. Ai bashkë me persona të tjerë, të cilët gjenden në arrati, janë marrë vesh që të kryejnë këtë vepër penale duke këmbyer dollarë falsë me euro, […]

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit E.K për shkak të dyshimit se qëllimshëm futi në përdorim para false në dy këmbimore në Pejë.

Ai bashkë me persona të tjerë, të cilët gjenden në arrati, janë marrë vesh që të kryejnë këtë vepër penale duke këmbyer dollarë falsë me euro, njofton Klan Kosova.

“Me datë 23.01.2021, në dy këmbimore të ndryshme, në Pejë, pasi merren vesh për të vënë në qarkullim para të falsifikuara dhe duke qenë në dijeni për cilësinë e tyre, i vënë në qarkullim si të vërteta, në atë mënyrë që të njëjtit pasi paraprakisht ishin marrë vesh mes vete, i dyshuari N.G hyn në këmbimore dhe aty këmben kartëmonedha dollarë amerikan të dyshuara si të falsifikuara, për çka të dy këmbimoret në emrin e tij lëshojnë edhe dëftesë mbi blerjen e valutave”.

Gjykata ka vlerësuar se ekziston dyshimi se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet dhe se në këtë rast janë duke u zhvilluar hetimet edhe ndaj personave të tjerë, e të cilët pritet që të dëgjohen para prokurorit në cilësinë e të pandehurit si dhe do të dëgjohen dëshmitarët e rastit, ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku se i njëjti mund të ndikojë në zhvillimin e drejtë të procedurës hetimore, duke ndikuar në të pandehurit dhe dëshmitarët e me qëllim të zvogëlimit apo përjashtimit të përgjegjësisë penale.

Gjykata, caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton edhe duke e marrë parasysh peshën e veprës penale, rrethanat dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale, tregojnë ekzistimin e rrezikut real se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, i njëjti mund të përsërisë veprën penale apo të kryejnë vepër të re penale.

Gjykata vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë mirëpo, vlerësoi se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?