Nga VV nisin menjëherë presionet: Supremja ka një detyrë të lehtë e një përgjegjësi të madhe

Nga VV nisin menjëherë presionet: Supremja ka një detyrë të lehtë e një përgjegjësi të madhe

Nga Vetëvendosje kanë folur sërish për vendimin e sotëm të PZAP-së që ia ndalon kreut të kësaj partie, Albin Kurtit dhe katër kandidatëve të tjerë kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurtit. Zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu me anë të një postimi në Facebook, është shprehur se neni që nuk bën dallimin ndërmjet dallimit të […]

Nga Vetëvendosje kanë folur sërish për vendimin e sotëm të PZAP-së që ia ndalon kreut të kësaj partie, Albin Kurtit dhe katër kandidatëve të tjerë kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu me anë të një postimi në Facebook, është shprehur se neni që nuk bën dallimin ndërmjet dallimit të burgimit me  burg dhe gjobë, s’mund të merret për bazë që t’a mohojë të drejtën për t’u kandiduar në zgjedhje, shkruan lajmi.net.

Madje, Kryeziu ka shkuar edhe më larg duke thënë se Supremja sipas tyre ka një detyrë të lehtë dhe një përgjegjësi të madhe para vetes, e që mund të konsiderohet si presion në drejtësi.

“Një nen i ligjit i cili nuk bën dallimin ndërmjet dënimit me burg dhe atij me kusht apo gjobë, dhe që nuk e bën dallimin në mes veprave penale por i futë të gjitha në një thes, nuk mund të përdoret si bazë për mohimin e një të drejte kushtetuese elementare siç është e drejta për t’u zgjedhur. Gjykata Supreme ka një detyrë të lehtë e një përgjegjësi të madhe”, ka thënë Kryeziu në një postim në Facebook.

Ndryshe, PZAP i dha të drejtë sot KQZ-së për moscertifikimin e pesë kandidatëve të Vetëvendosjes si dhe kandidatëve të tjerë të partive tjera të cilët kanë pasur dënim nga gjykata në tri vitet e fundit.

Menjëherë pas vendimit të PZAP-it, VV konfirmoi se rastin do ta dërgojë në Supreme.

Afati i fundit që kjo çështje të marrë epilog është 31 janari.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?