Nexhmedin Spahiu thotë se ngjyrat kuq-e-zi janë problemi i LDK-së

Publicisti i njohur kosovar, Nexhmedin Spahiu, ka bërë një koment interesant për fushatën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Spahiu duket se ka gjetur një interpretim interesant në ngjyrat që po përdorë partia me kandidat për kryeministër Avdullah Hotin. Nga kaltër e verdhë – ngjyrat e flamurit të Republikës së Kosovës – Spahiu pretendon se LDK-ja […]
Spahiu duket se ka gjetur një interpretim interesant në ngjyrat që po përdorë partia me kandidat për kryeministër Avdullah Hotin.
Nga kaltër e verdhë – ngjyrat e flamurit të Republikës së Kosovës – Spahiu pretendon se LDK-ja ka marrë ngjyrat kuq dhe zi – ngjyrat e flamurit të Republikës së Shqipërisë, përcjell Periskopi.
Spahiu e konsideron një simbolikë të tillë si një “parashenjë të dështimeve të mëdha”, duke besuar që LDK do të ketë rënie të përqindjes.
“Fushata e LDK-së herën e kaluar ishte komplet verdh e kaltër, dhe përpak sa nuk i fitoi zgjedhjet. Sivjet është kthyer në kuq e zi. Luhatjet e mëdha në simbolika janë parashenja të dështimeve të mëdha.” – shkruan z.Spahiu në Facebook.












