‘Nëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk përfillen, mund të asistojë Prokurori i Shtetit’

‘Nëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk përfillen, mund të asistojë Prokurori i Shtetit’

Juristi Mentor Beqiri ka thënë se nëse një vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk respektohet, lë hapësirë që Prokurori i Shtetit të hapë rast për vepër penale. Ky konstatim i tij vie pas zhvillimeve të fundit në raport me Komisionin Qendror Zgjedhor, ku akuzohej nga subjektet politike për moscertifikim të listave zgjedhore. ”Pikat ku Gjykata Kushtetuese […]

Ky konstatim i tij vie pas zhvillimeve të fundit në raport me Komisionin Qendror Zgjedhor, ku akuzohej nga subjektet politike për moscertifikim të listave zgjedhore.

”Pikat ku Gjykata Kushtetuese ka vendosur për ish-deputetin Etem Arifi, ato pika tashmë krijojnë pasoja juridike edhe për të ardhmen, krijohet një praktikë gjyqësore që në të ardhmen personat në situatën e Etem Arifit nuk lejohet të kandidojnë për deputetë. Bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Supreme të vitit 2017, në bazë të logjikës, as Etem Arifit nuk do duhej t’i merrej mandati. Ai aktgjykim ka thënë: personi që dënohet por nuk ka dënim plotësues ndaj tij, heqja e të drejtës për t’u zgjedhur, ai person mund të kandidojë për deputet”, ka thënë Beqiri për Klan Kosova.

Ai tutje ka thënë se Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, e ka qartësuar edhe në mënyrë supreme.

”Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, e ka qartësuar edhe më shumë në mënyrë supreme. Janë dy lloje kriteresh ligjore tek deputetët që opinioni i gjerë me sa duket nuk po mund t’i kuptojë qartë. Kriteret para se të zgjedhjet dikush deputet dhe kriteret për marrjen e një mandati të një deputeti aktual. Kriteret për t’u zgjedhur si deputet, thotë se çdo person që është i dënuar në vitet e fundit për vepër penale, e ka të ndaluar kandidimin për deputet. Nga ana tjetër, deputeti për t’ju marrë mandati duhet të plotësohet kushti që ai duhet të jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë, me burgim efektiv një vit ose më shumë”, ka thënë Beqiri

”Etem Arifi i është marrë e drejta e mandatit të deputetit, sepse dënimi i tij ka qenë 15 muaj – e ka tejkaluar. Nesër një vendim nga PZAP besoj do jetë vendim konform Gjykatës Kushtetuese dhe atë do ta shohim nëse do të implementohet 100%”, tha Beqiri tutje.

Ai ka shtuar se nëse Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese nuk respektohen nga institucionet e Kosovës, atëherë Gjykata Kushtetuese mund të raportojë edhe tek Prokurori i Shtetit.

Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të ndiqen dhe respektohen nga çdo institucion i Republikës së Kosovës. Nëse nuk respektohen dhe duhet respektuar atëherë Gjykata Kushtetuese mund të raportojë edhe tek Prokurori i Shtetit. Por nuk besoj se do vijmë në atë pikë. Për implementimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese mund të asistojë Prokurori i Shtetit gjithnjë pas raportimit të Gjykatës Kushtetuese se aktgjykimi i saj nuk është duke u përmbushur. Në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese ceket një gjë e tillë, ku duhet të hetohet dhe të hapet rast nga Prokurori i Shtetit” tha

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?