Mustafës i shkon nerva viktimizimi i Kurtit: Do të doja që ai ta udhëhiqte listën e VV-së

Mustafës i shkon nerva viktimizimi i Kurtit: Do të doja që ai ta udhëhiqte listën e VV-së

Gjatë ditës së djeshme Paneli për Ankesa dhe Parashtresa Zgjedhore mori vendim që të refuzohet pjesërisht ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje për vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor për mos-ceritifkimin e listës së kandidatëve për deputetë. Kësisoj të gjithë kandidatët që patën probleme me ligjin gjatë tri viteve të fundit, nuk do të mund të jenë pjesë […]

Gjatë ditës së djeshme Paneli për Ankesa dhe Parashtresa Zgjedhore mori vendim që të refuzohet pjesërisht ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje për vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor për mos-ceritifkimin e listës së kandidatëve për deputetë.

Kësisoj të gjithë kandidatët që patën probleme me ligjin gjatë tri viteve të fundit, nuk do të mund të jenë pjesë e garës për deputet.

Në mesin e tyre është edhe vetë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të cilit tashmë i është pamundësuar kandidimin për deputet, derisa partia e tij ka dorëzuar sot ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me këtë vendim. Madje Blerim Sallahu, përfaqësues ligjor i kësaj partie deklaroi se nëse përgjigja e Supremes do të jetë në kundërshtim me kërkesën e VV-së, ata do t’i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese.

Pas këtij vendimi të Komisionit Qendror Zgjedhor si dhe ati të djeshëm të PZAP-së, lajmi.net ka kontaktuar liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

I pyetur nëse mos-kandidimi i Kurtit po ia lehtëson LDK-së fitoren në këto zgjedhje, Mustafa deklaroi se jo LDK-së, por Kurtit po i bëhet më e lehtë situata pa Albin Kurtin kandidat për deputet.

Sipas tij, ndryshe Qeveria me votat e atyre që janë të dënuar do të rrëzohej.

“Konsideroj se jo LDK-së, por zotit Kurti po i bëhet më e lehtë situata pa Albin Kurtin, kandidat për deputet. Ndryshe qeveria me vota të atyre që janë të dënuar do të rrëzohej”, tha ai.

Isa Mustafa, apo i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës shtoi se partia e tij dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë garuar edhe kur Kurti  ka qenë në krye të listës dhe se edhe kësaj radhe do të garonin pa asnjë problem.

“Bile, po mos të ishte verdikti i Kushtetueses do të ishte më e dëshiruar për LDK-në lista në krye me z.Kurti. Sepse kështu po e luajnë rolin e viktimës, por në fakt janë viktimë e vetvetes”, shtoi Mustafa.

I pyetur nëse Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë është duke menduar për ndonjë koalicion të mundshëm, Mustafa theksoi se partia e tij do të bashkëpunojë me ata që e ruajnë dhe e përparojnë Kosovën.

“Do të bashkëpunojmë me ata që e ruajnë dhe e përparojmë Shtetin e Kosovës”, deklaroi ai.

Ndryshe në vendimin që kandidatët të cilët kanë probleme me ligjin të mos jenë pjesë e listës për deputetë ishte edhe Xhavit  Ukaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por i njëjti u zëvendësua që në ditët e para dhe kësisoj LDK nuk pati më probleme të ngjashme.

Por përpos Albin Kurtit nga Lëvizja Vetëvendosje të cilëve iu pamundësua kandidimi, janë edhe Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Labinotë Demi-Murtezi dhe Bajram Mavriqi, të cilët nuk mund t’i bashkohen listës së kandidatëve të VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ndryshe më 14 shkurt, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës si dhe të parin e Qeverisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?