Mustafa për Vjosa Osmanin: S’mundesh me qenë edhe Rugoviste edhe në Vetëvendosje

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka kritikuar Vjosa Osmanin për pro-Rugovizimin e saj, duke thënë se s’mund të jesh edhe e tille edhe në Vetëvendosje, transmeton Periskopi. ‘’S’mundesh me bind askënd që në momentin që s’bëhesh kryeministre, ta lëshosh rrugën e LDK’së. Hiq kurrfarë vakumi s’ka me largimin e saj. Është kepërdorim dhe folklorizëm vizita […]
Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka kritikuar Vjosa Osmanin për pro-Rugovizimin e saj, duke thënë se s’mund të jesh edhe e tille edhe në Vetëvendosje, transmeton Periskopi.
‘’S’mundesh me bind askënd që në momentin që s’bëhesh kryeministre, ta lëshosh rrugën e LDK’së. Hiq kurrfarë vakumi s’ka me largimin e saj. Është kepërdorim dhe folklorizëm vizita e saj me Kurtin dhe deklaratat pro-Rugoviste.. S mundesh me qenë edhe Rugoviste, edhe në Vetëvendosje. Totalisht nuk shkojnë. Janë dy pole ekstreme politke me koncept krejtësisht shtetërore e politike’’, ka thënë Mustafa.
‘’Asnjë efekt s’ka fati që është në listë atje. Unë nuk shoh që dikush nga strukturat e LDK’së do ta cojë votën atje’’.PERISKOPI












