Mustafa për Vjosa Osmanin: Me sjellje rebele dhe interesa partiake të VV-së po kërcënon institucionet

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton të jetë as një orë në Presidencë. Mustafa tha për Gazetën Express se me video-adresimin e saj të sotëm, Osmani petkun e u.d së presidentit po e abuzon me sjellje rebele dhe për interesa të saja të ngushta partiake në Vetëvendosje. “Adresimi i […]

“Adresimi i tillë i znj. Vjosa Osmani, flet se ajo është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e rolit të presidentit. Nga u.d presidentja është pritur ta mbrojë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë implementimin e ligjit dhe të mbrojë institucionet e pavarura. Ajo petkun e u.d së presidentit po e abuzon me sjellje rebele dhe për interesa të saja të ngushta partiake në VV. Është e palejueshme dhe e turpshme që u.d presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura. Me këtë sjellje, ajo nuk meriton as një orë të jetë në Presidencë”,  i tha Mustafa.

U.d së presidentit Vjosa Osmani përmes Facebook’ut sot ka folur për moscertifikimin e disa subjekteve politike dhe listave të tyre për deputetë nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Osmani ka thënë se nëse edhe njëherë abuzohet me KQZ’në sikur ditën e djeshme do të detyrohet të ndërmarrë masa.

“I ftoj qytetarët të ruajnë maturinë dhe qetësinë që ta mbrojmë integritetin e procesit zgjedhor. Jam duke punuar afër me partnerët tanë që të kemi prezencën e tyre në këtë proces. Në rast se përballemi me situata të tilla ku abuzohet me KQZ për të shtyrë përpara agjenda partiake nga ana e anëtarëve të KQZ’së do të detyrohem që të ndërmarr të gjitha masat për integritetin e KQZ’së dhe procesit zgjedhor”, ka thënë Osmani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?