Mosmarrëveshja Hoti-Osmani për shefin e AKI-së: Miftaraj paralajmëron dëme për shtetin

Mosmarrëveshja Hoti-Osmani për shefin e AKI-së: Miftaraj paralajmëron dëme për shtetin

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Avdullah Hoti dhe U.d e Presidentes, Vjosa Osmani nuk kanë arritur të gjejnë konsensus për emërimin e drejtorit të Agjencinës së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Mos-emërimi ka bërë që Hoti dhe Osmani të shkelin Ligjini për AKI’në, e sipas Ehat Miftarja nga Instituti i Kosovës për Drejtësi mos-emërimi ka pasoja […]

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë për Periskopin se mos-emërimi i shefit të AKI’së ka pasoja për vetë institucionin por edhe për kredibilitetin e institucioneve dhe liderëve institucional të cilët, sipas tij, po bëjnë politika ditore.

“Në aspektin e funksionimit të institucioneve të sigurisë ka pasoja për vet institucionin e AKI dhe kredibilitetin e institucioneve qendrore në Kosovë, respektivisht liderëve institucional të cilët edhe në raste të tilla bëjnë politika ditore, nuk arrin pëlqim dhe bashkëpunim institucional për të pasur institucione që udhëhiqen në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit.”, ka thënë ai për Periskopin.

Tutje, Miftaraj ka kritikuar liderët institucional, duke thënë se ata premtojnë institucione kredibile e sundimi të ligjit, por në mundësinë e parë veprojnë kundër këtyrë parimeve.

“Edhe ky është një ndër ato rastet, ku dëshmohet se liderët institucional premtojnë institucione me kredibilitet, qeverisje të mirë dhe sundim të ligjit, përderisa në mundësinë e parë që iu vie, të njëjtit veprojnë më shumë autoritet kundër këtyre parimeve.”, ka thënë ai.

Ai ndër të tjera theksoi se në aspektin kushtetues dhe ligjor nuk ka pasoja juridike në raport me Presidentin dhe Kryeministrin për mos përmbushjen e obligimeve lidhur me emërimin e Drejtorit të AKI-së brenda afatit ligjor.

Ndërsa, bazuar në Ligjin për AKI-në, në nenin 5.3 përcaktohet se “presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me kryeministrin, emërojnë së bashku drejtorin e AKI-së brenda 20 ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”.

Kujtojmë, që ish-drejtorit, Kreshnik Gashi, kishte liruar detyrën pasi këtë ia kishte kërkuar kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti i mbështetur nga u.d presidentja, Vjosa Osmani./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?