Moscertifikimi nga KQZ: Pos PZAP’së, opcion i fundit Gjykata Supreme

Moscertifikimi nga KQZ: Pos PZAP’së, opcion i fundit Gjykata Supreme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka certifikuar listat zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate. Arsye për këtë ka qenë mos zëvendësimi i kandidatëve për deputetë që kanë probleme me ligjin. Subjektet politike dhe kandidatët që vlerësojnë se pa të drejtë nuk janë certifikuar, kanë të drejtë ankese në […]

Subjektet politike dhe kandidatët që vlerësojnë se pa të drejtë nuk janë certifikuar, kanë të drejtë ankese në afat prej 24 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ku sipas deklaratës së PZAP, pavarësisht kësaj, partitë të cilat s’iu janë certifikuar listat ende s’janë ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj për Periskopin ka sqaruar se çka mund të ndodhë tutje.

Ai tha se duke u bazuar në atë se vendimi i PZAP bazohet  në ligj dhe vendimin e GJK, me shumë mundësi ky organ mund të lejoj certifikimin e  vetëm kandidatëve që si prek vendimi i GJK.

“Sikur partitë politike të respektonin ligjin, procedurën dhe autoritetin e KQZ si institucion kushtetues, do të duhej të certifikohen listat e kandidatëve që s’kanë asnjë paqartësi apo dyshime se janë  të papërshtatshëm për tu certifikuar si kandidatë për deputetë sipas nenit 29 të Ligjit për Zgjedhjet dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në këtë rast do të kishim të certifikuara të gjitha partitë politike dhe listat e kandidatëve të pa kontestuar.  Kandidatët e pa certifikuar pastaj do të shfrytëzonin të drejtën e ankesës në PZAP. Sidoqoftë, brenda 24 orëve nga momenti kur partitë pranojnë vendimin e KQZ që iu kufizohet certifikimi i listës së propozuar, mund të atakojnë të njejtin në PZAP, i cili organ në bazë të dosjeve për secilin kandidat dhe parti politike vendos nëse do të certifikoj listat e plota si janë dërguar nga partitë politike, apo vetëm kandidatët që nuk janë në kundërshtim me nenin 29 të Ligjit dhe Vendimin e GJK”, ka sqaruar Miftaraj

Duke marrë për bazë faktin se vendimi i PZAP duhet të jetë i bazuar në ligj dhe vendimin e GJK, me shumë mundësi ky organ mund të lejoj certifikimin e  vetëm kandidatëve që si prek vendimi i GJK.”, ka thënë ai.

Miftaraj ka thënë se listat e partive politike  mund të mos kalojnë procesin e certifikimit vetëm në rast se partitë politike nuk e shfrytëzojnë të drejtën në ankesë në PZAP.

“Për publikun me rendësi është se listat e partive politike mund të mos kalojnë procesin e certifikimit vetëm në rast se partitë politike nuk e shfrytëzojnë të drejtën në ankesë në PZAP”, shtoi ai.

Përfaqësuesi i AAK’së në KQZ, Ibrahim Selmanaj në një deklaratë për Periskopin ka sqaruar gjithë procesin dhe ka treguar se si do të veprojnë tutje.

Selmanaj ka thënë se sot gjatë ditës do të paraqesin ankesë në PZAP, e nëse ka nevojë edhe tek Gjykata Supreme.

‘’Ekzistojnë rrugë të tjera që ka PZAP, është mundësia e parë për secilin subjekt politik dhe Gjykata Supreme pastaj, që janë në dispozicion deri më datën 30. Nuk mund të paragjykoj a  do të pranohen apo jo. Kemi shembuj kur Gjykata i ka kthy në favor dhe kur i ka refuzu vendimet nga Komisioni Qendror, Supremja i ka quajtur të ligjshme. Nuk duhet me paragjyku dhe as me ju bë presion tek e fundit mekanizmave të shtetit’’, ka thënë ai.

Ndryshe, listat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike dhe Listës Srpska janë certifikuar nga ana e KQZ-së.

Ndërsa përfaqësuesi i Nismës në KQZ, Eshrev Vishi në një intervistë për Periskopin ka garantuar se përkundër asaj, do të jenë pjesë e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2020.

Vishi ka theksuar se brenda orës do të shtrojnë ankesë tek PZAP, e nëse ka nevojë edhe tek instanca e fundit, Gjykata Supreme.

‘Kjo doli si rrjedhojë e asaj që me e respektu një rekomandim nga organi profesional përgjegjëse brenda KQZ’së, që është Zyra për regjistrimin dhe certifikimin e subjekteve politike dhe mbështetëm rekomandimin i cili nuk kaloi. Kështu që ne sot do ta apelojmë këtë vendim tek PZAP. Kemi edhe një shans tjetër të ankesës dhe kjo është Gjykata Supreme por nuk dua t’i prejudikoj vendimet e organeve që i shqyrtojnë ankesat por megjithatë besoj në profesionalizmin e tyre’’, ka thënë Vishi për Periskopin.

‘’Diçka politike ndodhi dje. Pastrimi i listë varet prej vendimeve që marrin organet kompetene, por megjithatë unë garantij që Nisma Social Demokrate do të jetë pjesë e zgjedhjeve dhe do të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.’’, shton ai.

Reagim pas vendimit të KQZ’së mbrëmë pati edhe nga kryetari i Nismës, Fatmir Limaj i cili ndër të tjerash akuzoi PDK’në dhe LDK’në.

Ndryshe, listat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike dhe Listës Srpska janë certifikuar nga ana e KQZ-së./PERISKOPI/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?