Mision sekret i amerikanëve, i rrëmbejnë rusëve armën

Mision sekret i amerikanëve, i rrëmbejnë rusëve armën

Një mision sekret amerikan në Afrikë, për të vjedhur armën ruse që i ka kushtuar humbje në fushëbetejë. Nuk është skenari i një filmi të viteve ’80 të shekullit të kaluar, por me shumë gjasa ajo që ka ndodhur në Libi disa muaj më parë, dhe sot e detajuar nga prestigjiozja The Times. Misioni ndodh […]

Një mision sekret amerikan në Afrikë, për të vjedhur armën ruse që i ka kushtuar humbje në fushëbetejë. Nuk është skenari i një filmi të viteve ’80 të shekullit të kaluar, por me shumë gjasa ajo që ka ndodhur në Libi disa muaj më parë, dhe sot e detajuar nga prestigjiozja The Times.

Misioni ndodh në një nga zonat më të rrezikshme në botë, ajo Libi e ndarë në disa grupe të ndryshme, në luftë mes tyre, pas rënies së diktatorit Gheddafi.  Një nga palët, ajo e gjeneralit Haftar, që kontrollon pjesën lindore të vendit, në vitin 2019 mori një ndihmë ushtarake të madhe nga Emiratet e Bashkuara, dhe ndër to edhe sistemin kundërajror të lëvizshëm rus Pantsir S-1.

Pantsir S-1 i ka hapur vazhdimisht probleme forcave amerikane që partullojnë në Libi por edhe në Siri, me Pentagonin që ka humbur disa dronë

Fillimisht trajnuesit e sistemit të avancuar, të përbërë edhe nga raketa ajër-ajër, ishin nga Emiratet, por më pas u zëvendësuan nga disa nga mercenarët më të përgatitur në botë, ato të kompanisë ruse Wagner.  Mercenarët korrën suksese të mëdha për Haftarin, duke shkatërruar edhe disa drone amerikane dhe italiane që patrullonin fshehurazi. Por kur mercenarët rusë u tërhoqën papritur, në pranverën e vitit të kaluar, disa nga këto armë mbetën në terren, të shkatërruar nga dronët turq në mbështetje të presidentit Serraj.

Aty filloi misioni për marrjen nën kontroll të kësaj arme, që i ka kushtuar forcave amerikane humbje të tjera edhe në Siri, falë sistemit të shënjestrimit automatik të armiqve.

Forcat e Tripolit, rivale të Haftar, arritën të parët të vendosin duart mbi armën ruse, por më pas ajo fluturoi me anë të një avioni C-20 drejt Europës dhe më pas në Shtetet e Bashkuara, për të studiuar teknologjinë saj dhe mënyrën për ta neutralizuar.

Presidenti Joe Biden ka anuluar një kontratë me Emiratet e Bashkuara, që parashikonte furnizimin e vendit arab me avionët F-35, nga më të avancuarit në botë

Rusët, nga ana tjetër, nuk duken tejet të shqetësuar, duke nënvizuar se sistemet që i kishin dhënë Emirateve, dhe që përfunduan në Libi, nuk përfaqësonin gjeneratën më të re të Pantsir S-1.

Ndërkohë, analistë amerikanë mendojnë se ngjarja doli sot në pah më së shumti për të ulur reputacionin e ushtrisë të Emirateve, me të cilën administrata  e re Biden nuk duket se ka një marrëdhënie të mirë.

Një nga vendimet e para të Shtëpisë së Bardhë nën demokratin ka qenë pikërisht anulimi i një kontrate të majme me Emiratet e Bashkuara, shumë e shtyrë nga Trump, që parashikonte furnizimin e vendit arab me avionët F-35, nga më të avancuarit në botë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?