Militanti i VV-së që shkeli qenin flirton ngapak edhe me partitë tjera: Lexoni deklaratën e tij

Sokol Halili i cili u bë i njohur pasi shkeli me vetur qenin derisa po incizonte vetën duke përkrahur liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Halili ka folur për herë të parë duke thënë se nuk është pjesë e VV’së por vetëm përkrahës. Bile ai thotë se VV’në e ka qujtur terroriste. “Nuk jam as aktivist […]
Halili ka folur për herë të parë duke thënë se nuk është pjesë e VV’së por vetëm përkrahës. Bile ai thotë se VV’në e ka qujtur terroriste.
“Nuk jam as aktivist as nuk kam librezë. Nuk i përkras Lëvizjes Vetëvendosjes, por në këto zgjedhje e kam parë që në intervistën e kaluar i kam hyrë në hak dhe e kam quajtur organizatë terroristë. Në këto zgjedhje jam i përgatitur për Vetëvendosjen”, ka thënë ai.
Ai ka treguar se vitin 2011 ka votuar pesë herë PDK’në.
“E disha qe është në gurbet dhe ta dhashin letrën vetë merre qita hin voto, njerëz që e dijsha që janë në gurbet e kështu…”, ka thënë ai.
Ai ka folur fjalë të mira për ish-kryetarin e PDK’së, Kadri Veseli.
“Na kemi lider legjendar në PDK, e kemi legjendën e gjallë Kadri Veseli para të cilit përulem por sa I përketë disa profiterëve nuk do të ndalem aspak”, u shpreh ai.
Ndryshe, Halili kishte dalur edhe me një video të dytë duke thënë se qenin nuk e ka gjetur asgjë pas goditjeve që i mori nga vetura e tij dhe tha se qeni ishte ‘zagar i PDK’së’./Periskopi/












