Milaim Zeka: Vetëvendosje po i tregon Gjykatës çfarë vendimi të marrë

Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka, ka folur rreth vendimit të PZAP-së për mos certifikimin e kandidatëve për deputet që kanë qenë të dënuar me vendim të prerë në tri vitet e fundit. Ai ka akuzuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe subjektin që ai drejton se po i “ndërhyjnë” Gjykatës në vendimet e saj. […]
Ai ka akuzuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe subjektin që ai drejton se po i “ndërhyjnë” Gjykatës në vendimet e saj.
“Vetëvendosje e din vendimin e Gjykatës Supreme, por po mundohen t’i tregojnë se çfarë vendimi të marrë. Nëse e shihni deklaratën e ambasadorit amerikan, ai deklaron se çfarë mendimi do të kenë ambasadat e huaja dhe vendet perendimore kur një parti politike i tregon gjykatës çfarë vendime duhet të marrë”, ka thënë Zeka në Kanal 10, përcjell Periskopi.
Ai i ka quajtur shqetësuese deklaratat e zyrtarëve të Vetëvendosjes . /PERISKOPI












