Mësuesja e martuar bëri seks me një tinejxher 15 vjeçar në një fushë – Shpallet fajtore

Një mësuese e martuar është dënuar me burg pasi u gjet fajtore se bëri seks me një tinejxher minoren ndërsa po punonte në një shkollë. Kandice Barber, 35 vjeçare nga Wendoveri i Buckinhamshire-it, e shtoi në Snapchat 15 vjeçarin pasi iu afrua atij në një prezantim sportiv në shtatorin e 2018-s. Gjykata dëgjoi se Barberi […]
Kandice Barber, 35 vjeçare nga Wendoveri i Buckinhamshire-it, e shtoi në Snapchat 15 vjeçarin pasi iu afrua atij në një prezantim sportiv në shtatorin e 2018-s.
Gjykata dëgjoi se Barberi i kishte dërguar tinejxherit mesazhe flirtuese dhe që më vonë kishte bërë seks me të në një fushë. Nëna e tre fëmijëve më vonë e kishte kërcënuar atë “se do ta ndëshkonte” nëse spiunonte te autoritetet, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Djali tha se ndihej “i brengosur dhe i frikësuar” për marrëdhënien dhe Barberi i tha atij “se duhej të mohonte gjithçka dhe t’i fshinte mesazhet”.
Gjyqtarët në Gjykatën e Amershamit e shpallën Barberin fajtore për shkaktimin apo nxitjen e fëmijës në aktivitet seksual.
Barber nuk shfaqi kurrfarë emocioni kur u lexua verdikti ndërsa burri i saj, Danieli, e komentoi me fjalët “është hajgare.” /Periskopi












