Mërgim Lushtaku publikon pamje nga mbështetja masive për PDK-në: “Dikë s’do ta zë gjumi”

Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK] që po kandidon sërish për deputet, Mërgim Lushtaku, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook për mbështetjen që i kanë dhënë partisë së tij në Drenicë. Poshtë përshkrimit të tij duket një sallë e mbushur me mbështetës të kësaj partie. “Mbështetje masive për PDK-në […]
Poshtë përshkrimit të tij duket një sallë e mbushur me mbështetës të kësaj partie.
“Mbështetje masive për PDK-në nga familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Skënderaj.” – shkruan z.Lushtaku.
Ai ka ironizuar edhe me komentet e ish ministrit të Financave nga VV, Besnik Bislimi, që kishte deklaruar se për sondazhet e partisë së tij “s’po e merrte gjumi”.
“Dikë nuk do ta zë gjumi nga kjo pamje.” – ka shkruar z.Lushtaku në profilin e tij. /Periskopi
Mbështetje masive për PDK-në nga familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të…
Posted by Mergim Lushtaku on Tuesday, January 26, 2021












