Mergim Lushtaku: Do të dalim të parët në zgjedhje, vota për PDK-në është mbrojtje e vlerave të luftës

Mergim Lushtaku: Do të dalim të parët në zgjedhje, vota për PDK-në është mbrojtje e vlerave të luftës

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lushtaku, ka thënë se kjo parti synon të dalë e para në zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe se vota për PDK-në është votë në mbrojtjen e vlerave të luftës. Lushtaku ka thënë se ata s’kanë vija të kuqe ndaj asnjë partie politike, por siç […]

Lushtaku ka thënë se ata s’kanë vija të kuqe ndaj asnjë partie politike, por siç shprehet ai, ndaj fenomeneve të caktuara.

“Partia Demokratike e Kosovës e ka ruajtur një politikë e cila ka qenë kundër vijave të kuqe. Ne besojmë që kemi vija të kuqe ndaj fenomeneve të caktuara, fenomeneve negative për vendin dhe prandaj ne asnjëherë nuk kemi vendosur vija të kuqe. Në synojmë vendin e parë dhe do ta arrijmë vendin e pare dhe 14 shkurti do të jetë fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës”, shtoi Lushtaku.

Sipas tij, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e gjithë kombit dhe çdo votë për PDK-në është ne mbrojtje të vlerave të luftës dhe votë për Hashim Thaqin e Kadri Veselin.

“Ne Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e kemi parë të gjithë njëjtë. Të gjithë anëtarët e saj kanë qenë kontribuues në luftën e fundit duke nisur nga Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e gjithë kombit,  por në aspektin e saj që ne besojmë që çdo votë për PDK-në është edhe mbrojtje e vlerave të luftës dhe votë për Hashim Thaqin dhe Kadri Veselin.  E dimë që vlerat e UÇK-së në kohën e ish-kryeministrit Kurti në kabinetin e tij janë njollosur këto vlera dhe le që nuk i ka shkarkuar Albin Kurti, Shkëlzen Gashin si këshilltar të tij, por e ka liruar pas një presioni të madh publik të qytetarëve duke e respektuar mendimin e tij kritik siç ka thënë ai. Prandaj çdo mbështetje për PDK-në e ka edhe peshën historike që e ka edhe mbështetjen ndaj UÇK-së edhe ndaj Hashim Thaqit dhe Kadri Veselit. Kemi parë që është një mobilizim i madh të qytetarëve të cilët dëshirojnë të respektojnë dhe tregojnë një mesazh edhe partive politike po edhe mesazh botës që ne pavarësisht burrat më të mirë i kemi në Hagë padrejtësisht dhe po gjykohet liria jonë ne e kemi mesazhin tonë që ne do ti mbështesim ata kudo që janë dhe ata do të vijnë më të fuqishëm në Kosovës”, tha ai.

Lushtaku ka qenë deputet në dy legjislaturat e kaluara të Kuvendit, ndërsa synon që të marr besimin edhe për një mandat.

Lushtaku: Do të dalim të parët në zgjedhje, vota për PDK-në është mbrojtje e vlerave të luftës from Ekonomia Online on Vimeo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?