Më në fund reagon Policia për rastin e dhunës ndaj qytetarëve: Ata sulmuan të parët

Më në fund reagon Policia për rastin e dhunës ndaj qytetarëve: Ata sulmuan të parët

Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë ku pretendon se për rastin ku shihen dy oficerë të saj duke ushtruar dhunë ndaj një qytetari është ushtruar paraprakisht dhunë ndaj tyre. Policia jonë konsideron që po merren masa ndaj dy policëve, ani që nuk ngurron që t’i justifikojë. Policia pretendon se oficerët e saj ishin në […]

Policia jonë konsideron që po merren masa ndaj dy policëve, ani që nuk ngurron që t’i justifikojë.

Policia pretendon se oficerët e saj ishin në asistim të inspektorëve sanitarë për mbikëqyrjen e respektimit të masave anti-Covid kur kishin hasur në persona që kishin fyer e sulmuar këta oficerë, raporton Periskopi.

Rasti në fjalë ka bërë bujë të madhe mediatike gjatë ditëve të kaluara.

Statusi i plotë:

Informacione dhe sqarim lidhur me rastin e arrestimit të tre personave të dyshuar për  vepra penale “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”

Prishtinë, më 31 janar 2021

Policia e Kosovës ka përcjellë me shqetësim videot e publikuara ditët e fundit në disa media, ku shfaqen zyrtarë policorë që dyshohen se kanë tejkaluar autorizimet ligjore.

Pavarësisht rasteve të izoluara të individëve të cilët po hetohen dhe masa ligjore do të ndërmerren pas hetimeve profesionale dhe transaparente nga autoritetet kompetente (IPK), Policia  e Kosovës garanton qytetarët e vendit se nuk do të lejohet abuzimi me ligjin dhe as paraqitja ndryshe e imazhit të institucionin të Policisë, përveç siç është vlerësuar deri më tani si ndër institucionet më të besueshmet dhe më profesionale.

Gjithashtu, lidhur me rastin e publikuar dje në gazetën “Sinjali”, ku shihet arrestimi i njërit nga personat e dyshuar për shoqërimin e tij në Polici, informojmë qytetarët dhe opinionin se:

Me datë 25.01.2021, rreth orës 21:15, në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarët policorë kanë qenë në kryerjen e detyrës zyrtare, respektivisht ishin në asistencë të inspektorëve sanitarë për zbatimin e masave dhe kufizimeve sipas ligjit anti—CVID-19.

Gjatë inspektimit në një lokal afër rrugës “Fehmi Agani” në Prishtinë është konstatuar se në atë lokal masat dhe kufizimet nuk po respektoheshin sipas ligjit në fuqi, prandaj inspektorët kompetent dhe zyrtarët policor kanë ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore.

Gjatë realizimit të detyrave nga inspektorët kompetentë, ndaj tyre ka pas ofendime dhe po ashtu ata janë ndier të rrezikuar, meqë rast është detyruar që të asistoj Policia, dhe përderisa është kërkuar identifikimi i personave prezent, disa nga të dyshuarit kanë refuzuar, kanë fyer autoritete kompetente dhe duke u bërë agresiv kanë filluar të sulmojnë zyrtarët policor me grushte në fytyrë dhe trup.

Zyrtarët policor janë detyruar që për menaxhimin e situatës së krijuar dhe realizimin e detyrës zyrtare të përdorin forcën e nevojshme për ta vënë situatën nën kontroll dhe gjatë ballafaqimit me personat e dyshuar, dy zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupor në fytyrë dhe trup, të cilat lëndime janë konstatuar edhe me raport mjekësor.

Dy nga të dyshuarit e përfshirë në rast, pas sjelljes në stacion policor kanë rezultuar të jenë nën ndikim të alkoolit dhe sipas procedurave intervistimi i tyre është shtyrë.

Lidhur me rastin “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij tre (3) personave të dyshuar iu është caktuar ndalim prej 48 orësh, për procedura të mëtejme ligjore. Gjithashtu veprime të tjera hetimore janë në proces.

Policia mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë së përgjithshme dhe ofrimin e ndihmës së institucioneve shtetërore, ku në këtë fazë ndër prioritetet e përbashkëta është edhe ruajtja e shëndetit publik dhe parandalimi i përhapjes së virusit COVID-19.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?