Më në fund flet Vjosa Osmani për Valdete Dakën: Ajo nuk përfaqëson asnjë parti politike

U.d e presidentes, Vjosa Osmani, u është adresuar qytetarëve të Kosovës, me një videomesazh, ku ka folur për situatën e fundit të krijuar për certifikimin e kandidatëve nga KQZ-ja. Osmani ka thënë se kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, është e pavarur dhe nuk përfaqëson asnjë subjekt politik. Më tutje ajo theksoi se dje është bërë […]
Osmani ka thënë se kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, është e pavarur dhe nuk përfaqëson asnjë subjekt politik.
Më tutje ajo theksoi se dje është bërë presion marramendës ndaj KQZ-së, dhe kjo, sipas saj nuk është profesionale dhe përgjegjshme.
“Dje u bë presion marramendës ndaj KQZ-së, të gjithë anëtarët e KQZ-së japin betim, që detyrat e tyre të jenë të paanshme, profesionale dhe të përgjegjshme. Kryetarja e KQZ-së, nuk përfaqëson asnjë parti politike, detyrë më e rëndësishme e saj, është mbrojtja e integritetit të procesit zgjedhor, e kemi detyrë që ta shpëtojmë procesin zgjedhor. Zgjedhjet duhet dhe do të mbahen me 14 shkurt. Përgjatë këtyre muajve, kam bërë të pamundurën që KQZ-së, t’i ofrojmë ndihmën e nevojshme, kam kërkuar nga shtetet mike, që të ofrojnë përkrahje të tillë, por abuzimi i kësaj përkrahjeje, nuk mund të tolerohet nga askush. I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës, që ta ruajm maturinë dhe qetësinë, që mbrojmë integritetin e procesit zgjedhor. Jam duke punuar afër me të gjithë partnerët tanë, që vota e lirë e qytetarëv të mbrohet”, ka thënë Osmani.
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/videos/2521560858147068












