Mbi 40 kandidatë që garojnë me VV’në dikur ishin anëtarë në parti tjera

Mbi 40 kandidatë që garojnë me VV’në dikur ishin anëtarë në parti tjera

Lista e kandidatëve për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka sjellur më së shumti befasi në këto zgjedhje. Përfshirja e disa emrave që nuk pritej, e madje në dhjetëshen e parë, u komentua mjaft shumë. Emrat si Avni Dehari, Vasfije Krasniqi, Shqipe Selimi e Donika Gërvalla u interpretuan si një veprim simbolik i Kurtit […]

Por një gjë që i ka ikur vëmendjes së publikut është fakti që nga 110 kandidatët e kësaj liste, 40 nga ta janë ose kanë qenë anëtarë të partive të tjera.

Fillimisht, 14 kandidatë të kësaj liste janë pjesë e Listës “Guxo” të Vjosa Osmanit. Kjo e fundit, Donika Gërvalla, Haxhi Avdyli, Faton Peci, Doarsa Kica, Burim Karameta, Jeta Statovci, Rrustem Leti, Nasuf Bejta, Ekrem Mustafa, Gresa Bytyqi, Blerim Gashani, Leonora Sfarqa e Nita Bakalli, janë “guximtarët” që nuk janë pjesë e partisë së Albin Kurtit, por që janë në këtë listë përmes një marrëveshjeje bashkëpunimi.

Më tej, në listën e Kurtit bën pjesë edhe partia e Mimoza Kusari-Lilës, Alternativa, e cila kishte garuar brenda listës së VV-së edhe në zgjedhjet e vitit 2019. Kësaj here nga Alternativa në listën e VV’së, përveç Kusari-Lilës garojnë edhe Angjelina Krasniqi dhe Ali Tafarshiku.

Arion Thaçi është pjesë e listës së VV-së nga një fraksion i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK), të cilët nuk njihen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.  Ndërsa, numri 4 në këtë parti, Vasfije Krasniqi, është pjesë e kësaj liste duke mos qenë anëtare e partisë së Kurtit. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vëllai i saj, sikurse u bë e ditur që zonja Krasniqi kishte negociuar edhe me PDK-në për t’u bërë pjesë e listës së tyre.

Derisa këta 19 emra në listën e VV-së nuk janë anëtarë të saj aktualisht, mbi 20 të tjerë që tashmë vazhdojnë aktivitetin politik përkrah Kurtit, më herët ishin pjesë e partive të tjera.

Është Glauk Konjufca, njëri nga njerëzit më besnik të Kurtit sot, i cili në moshë më të re ishte pjesë e partisë së Ramush Haradinajt, AAK. Madje, kanë qarkulluar edhe fotografi nga ajo periudhë kur ai është parë i afërt edhe me forumin rinor të PDK-së.

Në PDK kanë qenë edhe Gani Krasniqi dhe Hydajet Hyseni. Krasniqi që në këto zgjedhe është në dhjetëshen e parë, ishte kryetar i Malishevës nga PDK që udhëhiqej nga Thaçi, derisa Hyseni ishte deputet nga kjo parti. Madje ky i fundit para se të ishte në PDK, ka qenë edhe pjesë e LDK-së dhe LRDK-së.

Hatixhe Hoxha është po ashtu një ish-anëtare e PDK, e madje ajo ka qenë deputete e kësaj partie në legjislaturën e dytë të Kuvendit të Kosovës, në vitet 2004-2007.

Mirsad Shkreta është një kandidat tjetër që më parë ishte në PDK, e ishte bërë i njohur si i vetmi anëtar i Këshillit të kësaj partie që kishte votuar kundër Hashim Thaçit në zgjedhjen e tij kryetar të këtij subjekti.

Enver Dugolli, një kandidat tjetër, kishte afërsi të vazhdueshme me PDK-në, e edhe sot vazhdon të ketë miqësi me kryetarin e Drenasit nga kjo parti, Ramiz Lladrovcin. Ndryshe, ai është edhe vëllai i Bujar Dugollit, i cili kishte qenë ministër nga AAK e më vonë pjesë e PDK-së.

Shqipe Selimi që këto zgjedhje ka vendin e bashkëshortit të saj Rexhep Selimi, nuk dihet nëse zyrtarisht ka qenë pjesë e AAK-së, por ky i fundit ishe pjesë e partisë së Haradinajt dhe kishte braktisur AAK-në pas koalicionit të saj me LDK-në në vitet e para të pasluftës.

Gëgë Lleshi ka aderuar së fundi në VV dhe është kandidat për deputet, por edhe ky ishte në AAK, e madje nga kjo parti synonte edhe pozitën e deputetit në zgjedhjet e vitit 2019.

Një emër tjetër i rëndësishëm nga partia e Kurtit, nënkryetarja e VV-së Fatmire Kollçaku, ishte pjesë e dy partive para se të aderonte në partinë ku është aktualisht. Ajo ishte në partinë ORA të Veton Surroit, e më pas në AAK-në e Haradinajt. Në AAK, madje kryetar i Degës së Podujevës, ishte edhe Fatmir Humolli, kurse tani kandidon në kuadër të VV-së.

Enver Haliti, ish-drejtor në Komunën e Ferizajit ishte gjithashtu pjesë e AAK-së dhe iu bashkua VV-së kur prishi raportet me kryetarin e kësaj partie, Haradinajn. Haliti ishte edhe deputet në legjislaturën e fundit.

Edhe një kandidat tjetër më herët vepronte nën logon e AAK-së. Është Bajram Mavriqi, i cili ka pasur edhe pozita brenda kësaj partie në Degën e Kamenicës.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci ishte pjesë e AKR-së së Behgjet Pacollit, e madje ishte emër i përfolur si përfaqësuese e kësaj partie në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Gjakovë.

Jahja Koka që është deputet i VV-së vetëm nga legjislatura e fundit, ishte po ashtu pjesë e AKR-së së Pacollit. Në këtë parti jozyrtarisht thuhet se ka qenë edhe kandidatja tjetër për deputete, Nazlie Bala, e cila më herët ishte edhe në PDK.

Në vitin 2014, mbështetës i AKR-së ishte edhe Visar Korenica, i cili në publik mori nam me deklaratat e tij për zhdukjen e Izraelit. Ai kishte qenë edhe kandidat për kryetar të Rahovecit nga radhët e VV-së, në zgjedhjet lokale të vitit 2017.

Liburn Aliu është njëri ndër themeluesit e VV-së, por kjo nuk ishte partia e parë për të. Ai ka qenë në Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), që dikur kishte liderë Avni Klinakun dhe dëshmorin Bahri Fazliu. LKÇK ishte ndarë më vonë në Lëvizjen për Integrim e Bashkim (LIB) me në krye Smajl Latifin, dhe Lëvizjen për Bashkim (LB), e cila në zgjedhe e vitit 2010 ishte pjesë e listës së VV-së, kur kjo e fundit garonte për herë të parë në zgjedhje. LB atëbotë drejtohej nga Avni Klinaku dhe kishte fituar 2 ulëse në Kuvend, por më pas, për arsye financiare ishin prishur marrëdhëniet e tyre me partinë e Kurtit, pasi që këta të fundit refuzonin t’iu ndanin një pjesë të fondit që grupi i tyre parlamentar e përfitonte nga shteti.

Edhe Hysmedin Feraj që synon pozitën e deputetit për herë të tretë nga viti 2010, dhe që vjen nga Shqipëria, ishte pjesë e një partie atje. Ai ishte nënkryetar në partinë Rimekëmbja, e drejtuar nga Abdi Baleta, parti me frymë nacional-islamiste.

Në listën e VV-së ka edhe kandidatë që me herët ishin pjesë e Nismës Socialdemokrate të Fatmir Limajt. Është Valon Ramadani, i cili ishte edhe deputet në dy legjislaturat e fundit.

Dyert e listës së VV-së janë hapur edhe për anëtarë nga parti edhe më të vogla. Deputetja e legjislsturës së fundit, Labinotë Demi-Murtezi, ishte pjesë e Partisë së Drejtisë, e udhëhequr nga Ferid Agani.

Një ish-deputet nga legjislatura e fundit, Eman Rrahmani, përflitet si anëtar i dikurshëm i LDK-së, të cilit i kanë qarkulluar edhe fotografi nga aktivitetet e tij në këtë parti. Ndonëse aderimet nga LDK në VV kanë qenë të rralla, në këtë listë bën pjesë edhe Jeton Lajqi, i cili me herët ishte pjesë e partisë së Isa Mustafës.

Në listë ka edhe emra të tjerë që kanë qenë pjesë e dikastereve të ndryshme qeveriare dhe kanë pasur afërsi me partitë  që ishin në pushtet, por nuk dihet zyrtarisht se kanë pasur angazhim direkt në këto parti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?