Majtisti Chomsky: Liberalët s’mund ta pranojnë që Amerika është shtet terrorist

Ashtu si shumë mbështetës të Trumpit, intelektualët liberalë amerikanë ekzistojnë brenda një bote të fantazuar ku furnitori kryesor i “terrorizmit ndërkombëtar” – qeveria amerikane – perceptohet si një forcë për të mirë, ka thënë Noam Chomsky. Mendimtari i famshëm majtist, një ndër më të zëshmit e dekadave të fundit, ka komentuar zhvillimet e fundit në […]
Mendimtari i famshëm majtist, një ndër më të zëshmit e dekadave të fundit, ka komentuar zhvillimet e fundit në politikën amerikane.
“Ashtu siç nuk mund t’i detyroni bandat e Republikanëve ta pranojnë se i kanë humbur zgjedhjet, nuk mund t’i detyroni liberalët amerikanë që ta pranojnë se Shtetet e Bashkuara janë një shtet kryesor terrorist,” tha z.Chomsky për RT, përcjell Periskopi.
Faktet janë që për gati krejt historinë e saj si shtet i pavarur, ShBA-të kanë kryer luftë ndaj dikujt, ka thënë ai.
Chomsky madje potencon se Bernie Sanders mund të ishte konsideruar lehtësisht si i qendrës së djathtë në vende si Gjermania.
“Ajo për të cilën bën thirrje ai – kujdes shëndetësor universal, arsimim të lartë falas – merren si të garantuara nga partitë konservatore në Evropë,” tha ai.












