Limaj: Vjosa Osmani me kalimin e saj në VV, e ka ndihmuar shumë LDK-në

Bartësi i listës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka komentuar bashkimin e Vjosa Osmanit me VV-në, në listën zgjedhore, për zgjedhjet e 14 shkurtit. Limaj konsideron se vendimi i Vjosa Osmanit për kalim në listën e VV-së, do t’i ndihmojë shumë LDK-së. Ai theksoi se vendimi i saj është qëndrim i saj […]
Limaj konsideron se vendimi i Vjosa Osmanit për kalim në listën e VV-së, do t’i ndihmojë shumë LDK-së.
Ai theksoi se vendimi i saj është qëndrim i saj personal, dhe beson se ajo e ka menduar mirë derisa ka ardhur te ai vendim.
“Është vendim personal, qëndrim, vendim I rëndësishëm për zonjën Osmani, ajo nuk e ka lehtë, a ka qenë e drejtë apo jo, ajo më së miri i ka bë analizat. Me këtë vendim e ka ndihmuar LDK-në”, u shpreh Limaj në Debat Plus.












