Limaj: Propozimi i Hoxhajt ishte që ne të bashkëpunojmë si në Gjermani, CDU-CSU

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, tha para se të shkojë Veseli në Hagë, ishin takuar me Veselin dhe Thaçin, dhe ishin marrë vesh për bashkëpunim. Gjithashtu, Limaj, tha se ishin takuar edhe me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, madje me ftesë të tij. Sipas Limajt, propozimi i Hoxhajt, ishte që forma e […]
Gjithashtu, Limaj, tha se ishin takuar edhe me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, madje me ftesë të tij.
Sipas Limajt, propozimi i Hoxhajt, ishte që forma e bashkëpunimit të jetë si në Gjermani, CDU-CSU.
“Pas shkuarjes së kryetarit të partisë së PDK-së, ne jemi takuar me ushtruesin e detyrës, me ftesë të tij, dhe jemi pajtuar përsëri, që të ndërtojmë partneritet, bile ka qenë një propozim i tij që forma e bashkëpunimit të jetë si CDU-CSU”, tha Limaj.
“Gatishmëria ka qenë që ne të vazhdojmë aty ku ka mbetur, propozimi i zotit, Hoxhaj ka qenë forma të jetë si në Gjermani, CDU-CSU. Jemi pajtuar, për teknikat, e kemi lënë për zgjedhjet, sepse ishin akoma larg. Me kaq e kemi përfunduar, pastaj takimi tjetër ka ndodhur mas vendimit të Gjyaktës Kushtetuese, dy ditë pas vendimit. Kur jemi ulur dhe bisedu në takimin e dytë, u duk sikur mos me u pas taku më herët. Atëhere Hoxhaj, tha se kemi ardhur për të ju dëgjuar. Unë i thash që ne jemi pajtuar për formën e bashkëpunimit. Hoxhaj pastaj tha që unë s’kam bisedur me organet e partisë. Më nuk jemi takuar”, tha ai.
Limaj, më tutje, tha se në takimin, para se Veseli të shkojë në Hagë, ishin dakorduar për bashkëpunim.
“Pas paralajmërimëve për ngritjen aktakuzës ngaj krerëve të UCK-së, për të shkuar në Hagë, ne jemi ulur për të biseduar dhe sqaruar situatën politike. Pastaj, ata shkuan atje. Ne kemi biseduar, ka qenë një thirrje për bashkëpunim, një thirrje e momentit, ne jemi takuar, jemi pajtuar që duhet të bashkëpunojmë, për t’I përballuar sfidat, ka psur një pajtim të përbashkët. Marrëveshje konkrete nuk ka pasur, parimisht jemi marrë vesh, që ne duhet të krijojmë një front të përbashkë në zgjedhjet e ardhshme. S’jemi future në detaje, ajo cfarë kemi biseduar me Thacin dhe Veselin, ka qenë një plan bashkëpunimi, por asgjë konkrete”, u shpreh Limaj në Debat Plus.












