Limaj: Objektivi i ynë është që të fitoj kauza për një zë të fuqishëm, që mbron vlerat më sublime të vendit

Limaj: Objektivi i ynë është që të fitoj kauza për një zë të fuqishëm, që mbron vlerat më sublime të vendit

NISMA Socialdemokrate sot ka bërë prezantimin e kandidatëve për deputetë në Kuvend të Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Në këtë takim, para kandidatëve për deputet ka folur kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ku tha se është nder i madh për secilin kandidat të Nismës të jetë kandidat për parlament të Republikës së Kosovës, […]

Në këtë takim, para kandidatëve për deputet ka folur kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ku tha se është nder i madh për secilin kandidat të Nismës të jetë kandidat për parlament të Republikës së Kosovës, Republikës sonë që me mund e sakrificë është ndërtuar fal kontributit të shumë brezave. Nuk ka gjë më të rëndësishme për ne, së sa të dalim të takojmë njerëz e të kërkojmë mbështetjen e bashkëluftëtarëve për realizimin e ëndrrës sonë të madhe, për një Kosovë të lirë e me vlera”, ka thënë Limaj.

Limaj ka kërkuar nga të pranishmi që të mos bien pre e propagandës ditore, të atyre që kanë për mision shkatërrimin e humbjen e vlerës së çdo hapi pozitiv që është bërë në vendin tonë. “Objektivi ynë është që ne si Nismë të luftojmë që të fitoj kauza jonë, angazhimi ynë ditor është që të kemi një zë të fuqishëm për këtë kauzë, sepse me fitoren e kauzës sonë nuk fiton veç aktivisti ynë, por fiton çdo qytetar i Kosovës, dhe ky është dallimi ynë me të tjerët”, ka thënë Limaj.

Lideri i Nismës, po ashtu, ka thënë se, ne kemi dallime esenciale me të tjerët, sepse për ne trashëgimia jonë çlirimtare është themeli i shtetit të Kosovës, dhe do ta birojmë fuqishëm sepse ndihemi krenar me të, ne duam që e vërteta e Kosovës të rikthehet fuqishëm në arenën politike brenda dhe jashtë në agjendën diplomatike, ne asnjëherë nuk lodhemi për të vërteten dhe historinë tonë.

“Dje në vijat e frontit mbrohej me luftë liria, dinjiteti, krenaria dhe emri i UÇK -së, të vlera të cilat u sulmuan nga forcat serbe, ndërsa sot, liria dhe UÇK po sulmohet në mendjet dhe zemrat e qytetarëve tanë, prandaj ne jemi ata që po angazhohemi fuqishëm që mos të lejojmë të ndodh një sulm i tillë që dëmton vendin dhe vlerat tona”, ka thënë i pari i Nismës, Fatmir Limaj.

Limaj tutje tha se, angazhimi ynë është për mbrojtjen e vlerave më sublime të historisë sonë, vlera për të cilat sot përfaqësuesit e kësaj historie janë në Hagë, ndërsa të tjerët na flasin për rimëkëmbje, pra, ata flasin kështu sepse ata e kanë humb rrugën, flasin kështu sepse ata janë rritur politikisht me kalkulime. Limaj ka bërë thirrje për tu bashkuar për betejën e radhës, që më 14 shkurt ta shijojmë fitoren dhe mundësinë për të vazhduar në shërbim të vendit, sepse ne besojmë në angazhimin tonë për të shkuar të objektivi jonë, sepse kjo është rruga jonë e drejtë për ta mbrojtur e për ti shërbyer vendit. Çdo djalë e vajzë që ka pas veshë uniformën e UÇK -së sot fytyra e tyre është në Hagë, sepse atje sot janë vet historia jonë, prandaj duhet të ngritemi fuqishëm, në mënyrë që vlerat tona kombëtare ti mbrojmë me një zë sa më të fuqishëm në Parlament” ka thënë në fund të fjalës së tij, Fatmir Limaj.

Gjithashtu, në këtë prezantim foli edhe sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i cili foli për mungesën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, i cili aktualisht ndodhet në Hagë. Sherifi ka thënë që është jetike që t’i mobilizojmë forcat tona, që fryma, programi e themelet që ia kanë vënë kësaj partie, Krasniqi e Limaj t’i çojmë përpara dhe që zëri ynë të dëgjohet sa më fuqishëm në Parlament. “Jemi ne këtu dhe mijëra mbështetës tanë anekënd Kosovës, që do ta përcaktojnë fatin e Nismës në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe askush tjetër, prandaj le të vazhdojmë të shkojmë derë me derë të çdo qytetarë i Kosovës dhe të kërkojmë mbështetje për Nismën Socialdemokrate, që të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë në fund sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?