Limaj në Skënderaj: UÇK do të mbrohet nga deputetët tanë në Parlament

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka takuar bashkëpunëtore e të rinj në Skënderaj. Nisma njofton: Për ta shpalosur vizionin tonë për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe për të diskutuar mbi rëndësinë e kauzës sonë për Çlirimtarët, kryetari Limaj me bashkëpunëtorë mbrëmë ka takuar bashkëluftëtarë e të rinj në konakun e bacës Hysen Hyseni në Kopiliç […]
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka takuar bashkëpunëtore e të rinj në Skënderaj.
Për ta shpalosur vizionin tonë për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe për të diskutuar mbi rëndësinë e kauzës sonë për Çlirimtarët, kryetari Limaj me bashkëpunëtorë mbrëmë ka takuar bashkëluftëtarë e të rinj në konakun e bacës Hysen Hyseni në Kopiliç të Skenderajt.
Gatishmëria dhe përkushtimi i madh që po shohim tek mbështetësit tanë në Drenicë dhe anekënd vendit, për tu rreshtuar krah rrugës sonë të drejtë, po na jep edhe më tej besim e siguri që kauza jonë “Me Çlirimtarët”, vlerat kombëtare dhe zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas 14 shkurtit do të jenë të mbrojtura e të përfaqësuara denjësisht nga deputetët tanë në Parlament.
#MeÇlirimtarët












