LDK-ja prezanton slloganin e saj: Shtet pa presje, me pikë

Lidhja Demokratike e Kosovës, e njohur në popull si LDK, ka prezantuar slloganin e saj për këto zgjedhje të parakohshme. “Shteti. Shtet.” – është sllogani i kësaj partie që është shoqëruar edhe me një spot që numëron të arriturat e kryeministrit Hoti në mbrojtje të shtetësisë së Kosovës. Ky sllogan mund të interpretohet se sulmon […]
“Shteti. Shtet.” – është sllogani i kësaj partie që është shoqëruar edhe me një spot që numëron të arriturat e kryeministrit Hoti në mbrojtje të shtetësisë së Kosovës.
Ky sllogan mund të interpretohet se sulmon partitë e tjera rivale derisa thekson natyrën shtet-ndërtuese të partisë së ish presidentit të ndjerë Rugova, përcjell Periskopi.
Por, kjo mund të asociohet edhe me fjalinë e famshme të Ibrahim Rugovës që në vitet ’90 kishte kërkuar “asgjë më pak se Pavarësi” për Kosovën.
LDK-ja konsideron që ish partneri i saj qeveritar, Vetëvendosja, ka rrezikuar shtetësinë e Kosovës përmes cenimit të raporteve me aleatin kryesor të vendit, ShBA-të. /Periskopi












