Lansohet projekti 7 milionë eurosh i BE-së për reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Lansohet projekti 7 milionë eurosh i BE-së për reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, Ambasadori Tomáš Szunyog, së bashku me Ministrin e Drejtësisë të Kosovës, Kryesuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, si dhe Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, lansuan Programin e Bashkimit Evropian/Sektorit të Drejtësisë në Kosovë. Projekti do të implementohet deri në janar 2024 dhe ka një buxhet […]

Projekti do të implementohet deri në janar 2024 dhe ka një buxhet prej 7 milionë eurosh, njofton Klan Kosova.

BE-ja aktualisht është duke investuar rreth 50 milionë euro të fondeve të Instrumentit të Asistencës së Para-Antarësimit (IPA) në sundimin e ligjit në Kosovë.

Fokusi kryesor i projektit është përmirësimi i koordinimit në sektorin e drejtësisë dhe mbështetja në zbatimin e strategjisë së sektorit të Sundimit të Ligjit. Një draft i kësaj strategjie është vënë në konsultim në 18 janar. BE dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë e kanë mbështetur këtë iniciativë.

“Programi synon reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Ai do të ndihmojë institucionet në konsolidimin e kornizës ligjore dhe institucionale, forcimin e pavarësisë, paanshmërisë, llogaridhënies, profesionalizmit, cilësisë, efikasitetit dhe transparencës së gjyqësorit dhe po ashtu do të përmirësojë qasjen në drejtësi për çdo qytetar, veçanërisht për gratë dhe grupet e pafavorizuara ose të margjinalizuara”.

“Ambasadori Szunyog theksoi se një sistem i drejtësisë i pavarur, i paanshëm dhe profesional është element thelbësor për një shoqëri demokratike dhe se qytetarët e Kosovës kanë plotësisht të drejtë të presin që të kenë institucione të pavarura dhe profesionale të sundimit të ligjit në shërbim të tyre dhe që këto institucione të sigurojnë të drejtat e tyre civile dhe të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në mënyrë efikase”.

“Ky projekt zbatohet nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ) si partner udhëheqës së bashku me partnerët e projektit: Qendrën për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (CILC, Holandë) dhe Ministrinë e Drejtësisë së Kroacisë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?