Kush i ka këto tri karakteristika, Kurti thotë se i plotëson kushtet për punësim në institucione

Kush i ka këto tri karakteristika, Kurti thotë se i plotëson kushtet për punësim në institucione

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherit kandidat i kësaj partie për kryeministër sot ka qëndruar në qytetin e Rahovecit, ku ka treguar se cilat janë tri karakteristikat themelore për punësimet e njerëzve në institucione gjatë qeverisë së tij. Ai ka thënë se ato janë profesionalizmi, ndershmëria e patriotizmi, e jo mbiemri i veçantë e […]

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherit kandidat i kësaj partie për kryeministër sot ka qëndruar në qytetin e Rahovecit, ku ka treguar se cilat janë tri karakteristikat themelore për punësimet e njerëzve në institucione gjatë qeverisë së tij.

Ai ka thënë se ato janë profesionalizmi, ndershmëria e patriotizmi, e jo mbiemri i veçantë e libreza e partisë.

“Tri karakteristika themelore ne i duam për punësimin e njerëzve në institucionet e sistemit dhe jo vetëm, profesionalizimi, ndershmëria dhe patriotizmi. Jo mbiemri i veçante i farefisnisë apo libreza e duhur partisë, jo me librezë partie, jo me mbiemër familje, por profesionalizmi dhe ndershmëria”, ka thënë Kurti.

Pavarësisht kësaj deklarate duhet kujtuar se Kurti gjatë mandatit të tij të parë si kryeministër, pra 50 ditëshit të tij, punësoi edhe njerëz të partisë në borde të ndërmarrjeve publike.

I kritikuar sa ishte kryeministër për “kapjen” e bordeve, Kurti kishte thënë se “ka bërë mirë” që njerëzit e VV-së i ka emëruar aty.

Ai ka theksuar se kishin dy opsione: të vendosnin disa njerëz të VV-së në borde, ose të mos bënin asgjë për disa javë.

“Midis asaj se a të ecim përpara, e mes 39 anëtarëve t’i kemi katër nga VV-ja, apo të mbesim me javë të tëra pa bërë asgjë në këto ndërmarrje, 14 prej 17 të cilave veprojnë me humbje, kemi vendosur për këtë, dhe mendoj që kemi bërë mirë”, kishte deklaruar Kurti.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?