Kurti: Jam kundër taksës ndaj Serbisë, duhet të krijojmë marrëdhënie normale reciproke mes nesh

Kryetari i VV-së dhe kandidati për Kryeministër, Albin Kurti, është shprehur kundër taksës 100% të vendosur nga qeveria Haradinaj në të kaluarën. Në një intervistë me Daniel Hamilton, Kurti ka thënë se ai është më shumë për reciprocitet dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, e jo për taksën. “Tarifat, në të kaluarën janë […]
Në një intervistë me Daniel Hamilton, Kurti ka thënë se ai është më shumë për reciprocitet dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, e jo për taksën.
“Tarifat, në të kaluarën janë implementuar si një lloje gjobe, si ndëshkim”, ka thënë Kurti për taksën 100% ndaj produkteve serbe.
“Unë jam më shumë për reciprocitetin si parim – ku thjesht një mirëkuptim reciprok mes dy shteteve do të krijojë marrëdhënie normale mes nesh [Kosovës dhe Serbisë]”, ka shtuar Kurti. /Periskopi












