Kurti: Dialogu me Serbinë duhet të zhvillohet pa president rrotull

Kurti: Dialogu me Serbinë duhet të zhvillohet pa president rrotull

Kandidati i nominuar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në një diskutim me me institutin ‘Wilson Center’, ka thënë se  dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të zhvillohet pa president rrotull. Kurti ka shkruar në Facebok, se mbrëmë ka marrë pjesë në diskutimin e organizuar nga Instituti i njohur ndërkombëtar Wilson Center, […]

Kandidati i nominuar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në një diskutim me me institutin ‘Wilson Center’, ka thënë se  dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të zhvillohet pa president rrotull.

Kurti ka shkruar në Facebok, se mbrëmë ka marrë pjesë në diskutimin e organizuar nga Instituti i njohur ndërkombëtar Wilson Center, ku është folur për politikës së brendshme dhe të jashtme të Republikës së Kosovës.

Kurti ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë se e dialogu nuk duhet të ndërtohet mbi harta dhe mbi harta nuk duhet të ketë presidentë rrotull si në të kaluarën.

“Thashë se dialogu duhet të jetë një proces i cili bazohet në përmbajtjen e marrëveshjes, e jo në ngutinë për ta arritur atë. Dialogu nuk duhet të ndërtohet mbi harta dhe mbi harta nuk duhet të ketë presidentë rrotull si në të kaluarën. Parakusht për normalizimin e raporteve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë normalizimi i vetë vendeve nëpërmjet këtij procesi. Serbia nuk është një vend demokratik, ajo refuzon të ballafaqohet me të kaluarën, prandaj ky proces dialogues i ndërmjetësuar nga BE dhe ShBA, së pari do të duhej ta normalizonte Serbinë. Synim përfundimtar i këtij procesi do të duhej të ishte përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe jo kompensimi i Serbisë për humbjet që i pësoi regjimi gjenocidal i Milosheviqit në vitet e ’90-ta”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Mbrëmë mora pjesë në diskutimin e organizuar nga Instituti i njohur ndërkombëtar Wilson Center, me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nën moderimin e ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare, drejtor i programit të Evropës në kuadër të Wilson Center, z. Daniel Hamilton, në diskutim u trajtuan temat aktuale të politikës së brendshme dhe të jashtme të Republikës së Kosovës.

Aty theksova që 14 shkurti do të jetë referendum, i cili do t’ua mundësojë qytetarëve të zgjedhin mes koniukturave të vjetra dhe politikanëve të një epoke të re, për t’u përballur me krizat e shumëfishta të cilat po e rëndojnë gjendjen e qytetarëve. Përmirësimi i situatës socio-ekonomike të vendit është i mundur vetëm nëpërmjet zhvillimit ekonomik, që varet edhe nga investimet e jashtme direkte, me theks tek ato nga diaspora e vendit tonë. Në 20 vitet e fundit, këto investime u pamundësuan nga korrupsioni i lartë e krimi i organizuar i elitës së vjetër. Prandaj, reforma në drejtësi dhe sundimi i ligjit janë parakushte për zhvillimin ekonomik. Pjesëmarrësit i njoftova se të gjitha këto hapa janë paraparë në Alternativën Qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila ndërtohet rreth dy kërkesave bazë të qytetarëve: Punë dhe Drejtësi.

Me qindra pjesëmarrës të kësaj ngjarjeje, përgjithësisht ekspertë ndërkombëtar, ishin të interesuar të njihen me qendrimet tona në lidhje me raportet me vendet e rajonit, në veçanti për dialogun me Serbinë. Thashë se dialogu duhet të jetë një proces i cili bazohet në përmbajtjen e marrëveshjes, e jo në ngutinë për ta arritur atë. Dialogu nuk duhet të ndërtohet mbi harta dhe mbi harta nuk duhet të ketë presidentë rrotull si në të kaluarën. Parakusht për normalizimin e raporteve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë normalizimi i vetë vendeve nëpërmjet këtij procesi. Serbia nuk është një vend demokratik, ajo refuzon të ballafaqohet me të kaluarën, prandaj ky proces dialogues i ndërmjetësuar nga BE dhe ShBA, së pari do të duhej ta normalizonte Serbinë. Synim përfundimtar i këtij procesi do të duhej të ishte përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe jo kompensimi i Serbisë për humbjet që i pësoi regjimi gjenocidal i Milosheviqit në vitet e ’90-ta.

Një marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e cila bazohet në vlera dhe parime, përveçse në fakte e interesa, do të kishte ndikim pozitiv në tërë rajonin, i cili së bashku duhet të përparojë drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike. Procesi i integrimit mund të përshpejtohet me një bashkëpunim më intensiv të vendeve të rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit që duhet avancuar nga një “Plan Marshal” për Ballkanin Perëndimor, që do të ndihmonte në demokratizimin e vendeve, zhvillimin e ekonomive të tyre dhe bashkimin e qyteteve të ndara, të cilat mbesin si plagë të hapura në disa vende të Ballkanit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?