“Kur VV-ja të vie në pushtet, do të na mbyllë sërish“

Bekim Haxhiu i PDK-së ka kritikuar punën e dy qeverive të kaluara, teksa ka paralajmëruar një tjetër mbyllje si pasojë e karantinës nëse vie në pushtet Lëvizja Vetëvendosje. “Shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve tregojnë për një keqmenaxhim të pandemisë prej ditë së saj të parë e deri më sot”, ka thënë Haxhiu në […]
Bekim Haxhiu i PDK-së ka kritikuar punën e dy qeverive të kaluara, teksa ka paralajmëruar një tjetër mbyllje si pasojë e karantinës nëse vie në pushtet Lëvizja Vetëvendosje.
“Shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve tregojnë për një keqmenaxhim të pandemisë prej ditë së saj të parë e deri më sot”, ka thënë Haxhiu në T7.
“Ndoshta kjo edhe është arsyeja që ata që ishin përgjegjës në keqmenaxhim të pandemisë, sot nuk kanë çka t’i ofrojnë qytetarëve, s’kanë vizion, nuk dijnë se si duhet me ndalë këtë trend të rritjes së numrit të rasteve. Ata na kanë mbyll në dy raste, paramendoni nëse vijnë prapë në pushtet”, thotë Haxhiu.
Ai ka kritikuar dy qeveritë e kaluara për keqpërdorime me tenderë.












