Kryeministri Hoti reagon ashpër pas kërcënimeve të Vuçiqit: Kemi ushtri, “më me qetësi, më me qetësi”

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka reaguar pas deklarimeve kërcënuese të presidentit serb Aleksandër Vuçiq në mënyrë paksa të pazakontë për të. Vuçiq dje deklaroi se duhej rikthyer shërbimin e detyruar ushtarak në Serbi, duke përmendur edhe Kosovën si shkak. Por, një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer fare kryeministrit Avdullah Hoti që ka […]
Vuçiq dje deklaroi se duhej rikthyer shërbimin e detyruar ushtarak në Serbi, duke përmendur edhe Kosovën si shkak.
Por, një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer fare kryeministrit Avdullah Hoti që ka reaguar ashpër me anë të një statusi në Facebook, përcjell Periskopi.
Ai ka thënë se Kosova nuk brengoset nga kërcënimet e Vuçiqit.
“Ne kemi ushtrinë tonë. E gatshme, dhe tanimë pjesë e ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse.” – ka shkruar z.Hoti.
Më tej, ai ka bërë edhe një urdhëresë për z.Vuçiq ku deklaron: “Më me qetësi, më me qetësi!”
Statusi i plotë:
Posted by Avdullah Hoti on Friday, January 29, 2021












