“Kosova-Mundësi për investime” – Publikohet libri i Ylli Kaloshit e Ejup Gojnovcit

“Kosova-Mundësi për investime” – Publikohet libri i Ylli Kaloshit e Ejup Gojnovcit

Është botuar libri “Kosova – Mundësi për investime”, i autorëve Ylli Kaloshi dhe Ejup Gojnovci. Botimi i këtij libri, realizohet me të vetmin qëllim që të prezantohet ambienti i favorshëm i të bërit biznes në Republikën e Kosovës, por nuk ndalet me kaq. Shkurtazi, prezantohet e kaluara e Kosovës në aspektin ekonomik e historik, kulturor, […]

Botimi i këtij libri, realizohet me të vetmin qëllim që të prezantohet ambienti i favorshëm i të bërit biznes në Republikën e Kosovës, por nuk ndalet me kaq.

Shkurtazi, prezantohet e kaluara e Kosovës në aspektin ekonomik e historik, kulturor, trashëgimor, të traditës etj.

Kush ishte e ku ishte Kosova në të kaluarën e saj historike, me theks të veçantë në aspektin ekonomik?

Cilat ishin e cilat janë sot potencialet e saj për zhvillim ekonomik e për investime, çfarë pasuri natyrore dhe çfarë potenciale dhe resurse për zhvillim ekonomik ofrojnë të gjitha komunat e Kosovës veç e veç?

Çfarë pasurish nëntokësore e çfarë asete mbitokësore ka Kosova? Kush janë disa ndër biznesmenët e suksesshëm të Republikës së Kosovës që kanë zhvilluar e zgjeruar ndërmarrjet e tyre e kanë depërtuar me prodhime edhe në tregjet globale?

Si e menduan ambientin e të bërit biznes në Kosovë disa nga kompanitë e jashtme që kanë investuar në Kosovë dhe si arritën për kohë të shkurtër të bëhen ndër kompanitë më të suksesshme në vend etj.

Këto dhe shumë informacione tjera të rëndësishme që ofron libri “Kosova-Mundësi për Investime”, gjenden në mënyrë mjaft të detajuar, origjinale, të sakta e të verifikuara në mënyrë profesionale.

“Tashmë, libri ‘Kosova – Mundësi për Investime’, pa dritën e botimit pas më shumë se katër vjet të punës aktive, të pandalshme e shpesh shumë sfiduese. Pa synuar ta kemi bërë të përsosurën, të 460 faqet e tij kolor e në dy gjuhë shqip e anglisht, do komunikojnë me lexuesin”, ka shkruar njëri nga autorët e këtij libri.

Libri ka disa kapituj bazë: Kosovën, Mundësitë ekonomike të saj, Ndërmarrësin dhe Turizmin Kulturor.

Në këtë libër janë të pasqyruara të gjitha komunat e Kosovës, ku investitorët potencial kanë mundësi të kenë informacione mbi resurset natyrore dhe ekonomike të tyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?