Kosnett për Marrëveshjen e Washingtonit: Mbetet në fuqi, veç nëse ndodh diçka

Kosnett për Marrëveshjen e Washingtonit: Mbetet në fuqi, veç nëse ndodh diçka

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka folur sërish për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe çështjen e tematizuar të KQZ-së. Në një intervistë për RTK-në, ai ka thënë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Kosovën. Ai tha se është me rëndësi që populli i Kosovës  të kuptojë se çka synojnë partite politke për të përmirësuar […]

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka folur sërish për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe çështjen e tematizuar të KQZ-së.

Në një intervistë për RTK-në, ai ka thënë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Kosovën.

Ai tha se është me rëndësi që populli i Kosovës  të kuptojë se çka synojnë partite politke për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

“Mendoj se këto janë zgjedhje të rëndësishme për Kosovën dhe dje unë dhe kolegët e mi nga Quint-i dhamë një deklaratë, duke i nxitur të gjitha partitë që janë në garë dhe të gjithë të tjerët të përfshirë në mbajtjen e zgjedhjeve të suksesshme, për të ulur tensionin, sepse gjërat janë shumë emocionale dhe të përqendrohen në nevojat e popullit të Kosovës për të pasur mundësinë që t’iu dëgjohet zëri përmes votës, si dhe për rëndësinë e partive që të flasin se cilat do të jenë politikat e tyre. Kjo gjë shpesh mbytet nga zhurma e krejt politikës. Është me rëndësi që populli i Kosovës, i gjithë populli i Kosovës, të kuptojë se çka synojnë partitë të bëjnë për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve”, thekson ai.

Ambasadori amerikan ka thënë se qeveria e re amerikane do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën.

Kosnett ka folur edhe për Marrëveshjen e Uashingtonit.

“Javën e kaluar, gjatë seancës dëgjimore për konfirmim para Senatit të SHBA-së, Tony Blinken, i cili është i zgjedhuri i presidentit Biden për postin e sekretarit të shtetit, tha se ai duartrokit punën që është bërë nga administrata e Trumpit për Kosovën dhe Serbinë. Kjo është në kontekst të përgjigjes së pyetjes që të gjithë po e bëjnë ‘a është marrëveshja e Uashingtonit ende në fuqi? A synon administrata e Bidenit që të vazhdojë punën e bërë nga administrata paraprake?’ dhe përgjigja në thelb për këto dy pyetje është po, ne e konsiderojmë Marrëveshjen e Uashingtonit në fuqi deri sa të ketë ndonjë ndryshim të mundshëm që mund të bëhet në të ardhmen dhe pres që do të vazhdojmë të punojmë mbi punën e bërë më herët”, ka deklaruar Kosnett.

Ambasadori amerikan ka folur edhe për temat tjera si bisedimet, dhomat e specializuara, sundimit e rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe për personat e pagjetur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?