Kërcënimi i Vjosa Osmanit ndaj KQZ paraqet rrezikim të demokracisë

Kërcënimi i Vjosa Osmanit ndaj KQZ paraqet rrezikim të demokracisë

Zëvendësministri në detyrë, Halil Matoshi ka thënë se kërcënimi i u.d Presidentes, Vjosa Osmani ndaj KQZ’së, paraqet rrezikim të demokracisë. Matoshi ka listuar disa pika lidhur me reagimin e Osmanit, në të cilat ka shpjeguar se pse ajo nuk do të duhej të kërcënonte KQZ’në. Shkrimi i plotë i tij: 1 U.D. e Presidentes Vjosa […]

Matoshi ka listuar disa pika lidhur me reagimin e Osmanit, në të cilat ka shpjeguar se pse ajo nuk do të duhej të kërcënonte KQZ’në.

Shkrimi i plotë i tij:

1
U.D. e Presidentes Vjosa Osmani është palë në proces.

2.
Zonja Osmani nuk reagoi as si U.D. Presidente, as si kandidate për deputete dhe as si grua, kur Valdete Daka iu ekspozua sulmeve brutale nga eksponentē të VV-së;

3.
Zonja Osmani po e mbronë Zyrën e çertifikimit nga krijuesi i kësaj zyreje që është KQZ. Pra Zyra nuk i përgjigjet Presidencës por KQZ-së.
Nuk e ka këtë të drejtë!

4.
Ajo (Osmani) është në fushatë zgjedhore me VV dhe roli i saj në raport me institucionet e pavarura si entitete kushtetuese është delikat, pra ndërhyrja paraqet konflikt interesi.
Ashiqare, ndërhyrja e saj në KQZ paraqet konflikt interesi pra vepër penale!?
President/ja duhet të ndërhyjë vetëm nëse ka indikacione që KQZ e ka cënu integritetin e zgjedhjeve, kurse U.D. përderisa është palë, nuk e ka këtë të drejtë, sepse ajo vet është subjekt i KQZ-së!?

5.
Dua t’a vë në spikamë AKTGJYKIMIN në rastin Nr. KO 97/10.
Në çështjen e kerkeses se parashtruar nga Ushtruesi i Detyres se Presidentit, Dr. Jakup Krasniqi, lidhur me mbajtjen e postit te Ushtruesit te Detyres se Presidentit dhe njekohesisht te postit te Sekretarit te Pergjithshem te Partise Demokratike te Kosoves.
Në pikën 25 të verdiktit të GjK thuhet:
“Ushtruesi i Detyres se Presidentit nuk eshte President i zgjedhur dhe here pas here mund te ngrihen pyetje lidhur me kompetencat e Ushtruesit te Detyres se Presidentit. Asnje çështje e tille nuk eshte ngritur ne kete kerkese. Çështjet e tilla jane çeshtje kushtetuese dhe Gjykata do t’i shqyrtoje keto çështje kur te ballafaqohet me kerkesen e duhur, duke marre parasysh parimin e ndarjes se pushteteve, siç percaktohet ne Nenin 4.1 te Kushtetutes, dhe do te kete kujdes te mos nderhyje ne sferat e degeve te tjera te qeverisë.”

6.
Sipas këtij verdikti, dërgimi i Zonjës Osmani në GjK do të rezultonte në shkarkimin e saj të padyshimtë nga posti U.D.-së. Sepse, ajo po e cënon rendin kushtetues, meqë ashiqare është ngritë kundër verdiktit të Gjykatës Kushtetuese që ua pamundëson pjesëmarrjën në zgjedhje si kandidatë për deputetë, të dënuarve me vendim të formës së prerë në tre vjetët e fundit.
KQZ nuk ka bërë asgjë tjetër pos zbatimit të pikës 29 të verdiktit të GjK.
Neni 116 i Kushtetutës thotë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obliguara për të gjithë duke qenë se janë të paapelueshme.
Neni 116 [Efekti Juridik i Vendimeve]

  1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

7.
Moszbatimi i vendimit të GjK është vepër penale, thuhet në Kodin Penal

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?