KEDS nuk po rri duarkryq për Rugovën

KEDS nuk po rri duarkryq për Rugovën

Ditëve të fundit, Rugova është ballafaquar me kushte tejet të rënduara atmosferike të cilat kanë ndikuar edhe në furnizimin me energji elektrike për konsumatorët e asaj ane. Kjo pasi rrjeti energjetik në gjatësi prej 89km i cili furnizon atë pjesë kalon thuajse komplet nëpër Bjeshkët e Nemuna.  Ndërhyrja në raste të avarisë në rrjet atje […]

Ndërhyrja në raste të avarisë në rrjet atje është mjaft sfiduese sidomos gjatë dimrit, duke pas parasysh terrenin malor e të thepisur, ku dendësia e borës arrin deri në 1m. Kjo vështirëson tejë mase intervenimin pasi ekipet tona nuk mund të depërtojnë me makineri deri tek prishja, por duhet në këmbë të inspektojnë tërë gjatësinë e linjës dhe të bartin materialet fizikisht. Kështu, edhe sanimi i prishjeve merr më shumë kohë sesa në vendet ku linjat janë të casshme lehtësisht.

Përkundër vështirësive të terrenit dhe dimrit të ashpër, KEDS ka dërguar dhjetëra ekipe nga e gjithë Kosova për ta sanuar sa më shpejtë secilën prishje që është paraqitur atje. Furnizimi është bërë me vështirësi, por asnjë konsumator nuk ka mbetur pa energji për 40 ditë rresht, sic pretendohet në media.

Rrjeti i trashëguar në Rugovë ndër vite është mirëmbajtur, përforcuar dhe riparuar. Madje, në vitet e para të operimit, KEDS menjëherë ka bërë rehabilitimin e të gjitha trafove, sikurse ka shtuar numrin e tyre aty ku ka pasë nevojë.

Fundvitin e kaluar, duke e parë situatën e vështirë të operimit, KEDS së bashku me Komunën e Pejës bashkuan forcat që të ndërtojnë linjën komplet të re të Tensionit të Mesëm, e cila në pjesën më të madhe do të jetë nëntokësore. Kostoja e këtij investimi kap vlerën e mbi 2 milionë eurove.

Ajo ka nisur të ndërtohet në fund të vitit të kaluar dhe sivjet parashihet të kryhet një pjesë e konsiderueshme e saj.

Me përfundimin e këtij investimi, pritet që faktorët e jashtëm, si kushtet atmosferike apo ato të terrenit të kenë ndikim minimal apo të mos ndikojnë fare.

Ky është fakt i besueshëm, kur kihet parasysh fakti që aty ku ka investuar KEDS, nuk ka më problem me rrjetin elektrik. E kjo ka ndodhur në qindra lokalitete të Kosovës, duke përfshirë qindra mijë konsumatorë.

Pamje të ekipeve të KEDS gjatë intervenimit në Rugovë: https://www.youtube.com/watch?v=s8QCpQ0DRuk

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?