KDI: Lufta kundër korrupsionit ka stangnuar, ky është vendi i Kosovës në botë

KDI: Lufta kundër korrupsionit ka stangnuar, ky është vendi i Kosovës në botë

Lufta kundër korrupsionit ka stagnuar sipas të dhënave nga Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2020. Ky raport është komunikuar e komentuar nga KDI-ja. Stagnim në luftën kundër korrupsionit kanë pasur edhe vendet tona fqinje, me përjashtim Shqipërinë që ka përparuar paksa me një pikë. Nga 180 vende të përfshira në vlerësim, Danimarka dhe […]

Stagnim në luftën kundër korrupsionit kanë pasur edhe vendet tona fqinje, me përjashtim Shqipërinë që ka përparuar paksa me një pikë.

Nga 180 vende të përfshira në vlerësim, Danimarka dhe Zelanda e Re janë të parat ndërsa të fundit janë Sudani Verior, Siria, Jemeni, Venezuela, Sudani dhe Korea Veriore.

Kosova është në vendin e 104, pozicion që e ndan bashkë me Shqipërinë, Algjerinë, Bregun e Fildishtë, El Salvadorin, Vjetnamin dhe Tajlandën, përcjell Periskopi.

Komunikata e plotë e KDI-së:

KDI: Vazhdon stagnimi në luftën kundër korrupsionit në Kosovë

Rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2020 konfirmojnë vazhdimin e stagnimit në luftën kundër korrupsionit. Për të dytin vit radhazi, Kosova shënoi 36 pikë duke u renditur në pozitën e 104 së bashku me Shqipërinë, Algjerinë, Bregun e Fildishtë, El Salvador, Vietnamin dhe Tajlandën.

Transparency International (TI), përdor një metodologji të sofistikuar shkencore dhe raportin e bazon kryesisht në raportet kredibile nga organizata ndërkombëtare si Freedom House, World Bank, Bertelsmann Foundation, World Justice Project ROLI, Global Insight dhe Varieties of Democracy Project. Indeksi shfrytëzon sistemin e vlerësimit prej 100 shkallësh në të cilin vlerësimi maksimal do të thotë ‘vend i pastër nga korrupsioni’ kurse vlerësimi prej zero pikë do të thotë ‘vend shumë i korruptuar’.

Në aspektin global, Nga 180 vende të përfshira në këtë vlerësim, Danimarka dhe Zelanda e Re ndajnë pozitën e parë me 88 pikë, të ndjekura nga Finlanda, Singapori, Suedia dhe Zvicra me 85 pikë. Vendin e fundit në botë e mban Somalia me 10 pikë, e pasuar nga Sudani Verior, Siria, Jemeni, Venezuela, Sudani, Korea Veriore etj.

Në nivel rajonal, krahasimi i rezultateve me ato të vitit të kaluar tregon se i gjithë rajoni po kalon nëpër një periudhë stagnimi dhe vetëm Shqipëria ka shënuar një rritje me 1 pikë krahasuar me vitin e kaluar.

Është shumë me rëndësi që të tregohet edhe mesatarja globale, që është 43 pikë e që ne jemi ende larg kësaj mesatare, ndërsa mesatarja e Evropë ku edhe pretendojmë të jemi pjesë është 66 pikë.

Këto rezultatet tregojnë që Kosova ka nevojë urgjente të përqendrohet në tre fusha në mënyrë që të bëjë përparim:

Pavarësia e sistemit të drejtësisë. -Ndërhyrja e vazhdueshme politike në punën e gjyqësorit kanë minuar punën e pavarur dhe profesionale të sistemit gjyqësor në Kosovë.

Lufta kundër korrupsionit – Përkundër ndryshimeve të fundit në legjislacion, krijimi i grupeve të punës dhe mekanizmat kundër nivelit të lartë të korrupsionit, lufta kundër korrupsionit vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore të shoqërisë dhe institucioneve shtetërore të Kosovës. Hulumtimet vendore dhe ndërkombëtare flasin për nivele të larta të korrupsionit, nepotizmit, punësimit të bazuar në parti, emërimeve politike në bordet e ndërmarrjeve publike etj.

Në fushën e prokurimit publik, kërkohet të rritet transparenca në të gjitha fazat e procedurës së prokurimit, por me theks të veçantë kërkohet menaxhim dhe mbikëqyrje për kontratat publike. Në këtë fushë vazhdimisht kemi kërkuar që të bëhet ngritja e nivelit të përgjegjësisë së zyrtarëve publik për mënyrën e shpenzimit të parasë publike.

Po ashtu, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme si rezultat i Covid 19 me të cilën po përballet Kosova dhe mbarë bota, gjatë vitit 2020 prokurimi publik në masë të madhe është zhvilluar në procedura emergjent e cila ka shkaktuar uljen e transparencën institucionale duke rritur mundësitë për korrupsion.  Në vitin 2020 gjatë blerjes së pajisjeve për masa mbrojtëse anti – COVID 19 ka pasur çmime të fryra në kontratat e lidhura nga institucionet publike, pra gjendja e jashtëzakonshme ka shkaktuar rritjen e mundësisë për korrupsion në sektorin e shëndetësisë në veçanti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?