Kastrati i PDK-së: Albin Kurti nuk është super-njeri, kjo çasje është e dëmshme

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se Albin Kurti nuk është supernjeri. Kastrati për moscertifkimin e Albin Kurtit, për deputet, tha se para ligjit të gjithë janë të njëjtë, dhe se Kurti nuk është një figurë që duhet të përjashtohet. “Pse duhet të jetë Albin Kurti, figura kryesore në Kosovë. […]
Kastrati për moscertifkimin e Albin Kurtit, për deputet, tha se para ligjit të gjithë janë të njëjtë, dhe se Kurti nuk është një figurë që duhet të përjashtohet.
“Pse duhet të jetë Albin Kurti, figura kryesore në Kosovë. Mu më vie keq, neës pretendimet e tij e llogaritin atë supernjeri, por para ligjit ai është I njëjtë sikur të gjithë. Ky mitizim, është shkarja më e dëmshme që mund t’i bëhet vendit. Nëse flas nga PDK, historikisht, as Thaci as Veseli, kurrë nuk kanë bërë ftesë që të mosbashkëpunohet me sistemin e Drejtësisë, ashtu sic po bën Vetëvendosje në një far forme. Fati i Kosovës, është përmbi fatin e partisë”, tha Kastrati në televizionin publik të Kosovës.












