Kandidatja e PDK-së për deputete, Adelina Grainca: Do të jem veçanërisht zëri i vajzave

Kandidatja e PDK-së për deputete, Adelina Grainca: Do të jem veçanërisht zëri i vajzave

Kandidatja e PDK-së për deputete, Adelina Grainca ka mbajtur takim me të rinjtë, me të cilët ka biseduar për idetë e tyre dhe synimet e përbashkëta që ata kanë. Grainca me këtë rast ka theksuar se synimi kryesor i PDK-së është arsimi, dhe se kjo është dëshmuar edhe me punët që janë kryer gjatë qeverisjes […]

Grainca me këtë rast ka theksuar se synimi kryesor i PDK-së është arsimi, dhe se kjo është dëshmuar edhe me punët që janë kryer gjatë qeverisjes së kësaj partie, përfshirë ndërtimin e shkollave, librat falas e uljen e pagesave për semestër.

“Sidoqoftë, arsimi në Kosovë kërkon edhe më shumë punë e angazhim. Platforma jonë parasheh më shumë përpjekje për arsim më cilësor, për të nxjerrë kuadro që janë konkurentë në tregun e jashtëm”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Ajo është zotuar se në mandatin e saj si deputete do të angazhohet për sa më shumë lehtësime në fushën e arsimit. Grainca ka theksuar se qëllim i saj është nxitja e kushteve të barabarta dhe sigurimi i bursave, veçanërisht për vajzat.

Postimi i plotë i Graincës:

Vazhdojnë takimet me të rinj. Bashkëbisedime cilësore për problemet e tyre, për idetë e tyre dhe synimet e përbashkëta.

Arsimi është nga prioritetet kryesore të PDK-së. Këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi gjatë qeverisjes sonë. Kemi ndërtuar shkolla, kemi zbritur pagesat për semestrin, kemi siguruar libra falas për shkollimin fillor dhe të mesëm, si dhe kemi siguruar lehtësira për kategoritë e ndjeshme.

Sidoqoftë, arsimi në Kosovë kërkon edhe më shumë punë e angazhim. Platforma jonë parasheh më shumë përpjekje për arsim më cilësor, për të nxjerrë kuadro që janë konkurentë në tregun e jashtëm. Personalisht do të jem e përkushtuar veçanërisht për arsimin. Për më shumë lehtësime. Do të angazhohem për të siguruar bursa veçanërisht për vajzat, për t’i nxitur sa më shumë kushte të barabarta. Të gjithë mandatin tim do të jem zë i rinisë, i studentëve, e veçanërisht i vajzave.

#PDK #enverhoxhajkryeministër #adelinagrainca99

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=106245254803922&id=100568092038305

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?