Kandidati Dardan Islami bën premtimin e madh zgjedhor: Targeton disa grupe shoqërore

Çka do të ndodh me Kosovën nëse Dardan Islami arrin të zgjidhet deputet në Legjislacionin e VIII të Kuvendit të Kosovës? Ai sapo ka bërë premtimin e tij të parë konkret publik. Islami ka premtuar se do të jetë gardian i fjalës së lirë të gazetarëve, aktivistëve për të drejta të njeriut dhe të gjitha […]
Islami ka premtuar se do të jetë gardian i fjalës së lirë të gazetarëve, aktivistëve për të drejta të njeriut dhe të gjitha mediave – në këtë kohë të vështirë të gjuhës së urrejtjes, mosdurimit dhe kërcënimeve të llojllojshme madje edhe nga akterë politikë.
Ai ka premtuar se dera e tij do të jetë çelë edhe për “gastronomet, artistët, regjisorët, muzikantët, poetët, komedianët, promovuesit e turizmit malor, biçiklistët”, përcjell Periskopi.
Ky është një ndër premtimet e pakta që targetojnë grupe të caktuara shoqërore.
Islami kandidon në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK]. /Periskopi












