Juristët e vlerësojnë të gabuar adresimin e Osmanit ndaj Dakës

Juristët e vlerësojnë të gabuar adresimin e Osmanit ndaj Dakës

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, mund ta shkarkojë kryesuesen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, përmes Ligjit për Zgjedhjet Parlamentare. Neni 61.5 ia jep të drejtën presidentit të shtetit ta shkarkojë kryesuesin apo çdo anëtar të KQZ-së, njofton Klan K. Një nga rastet është kur e dëmton integritetin e institucionit. Por një […]

Neni 61.5 ia jep të drejtën presidentit të shtetit ta shkarkojë kryesuesin apo çdo anëtar të KQZ-së, njofton Klan K.

Një nga rastet është kur e dëmton integritetin e institucionit.

Por një veprim i tillë mund ta bëjë Osmanin ta shkel një ligj tjetër, pasi është e përfshirë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje e cila nuk u certifikua në KQZ.

Ehat Miftaraj nga Instituti Demokratik i Kosovës (IKD) ka thënë se çdo veprim i Osmanit ndaj Dakës do të konsiderohej si konflikt interesi.

“Çdo veprim në raport me zonjën Daka do të mund të konsiderohej konflikt interesi apo përceptim i konfliktit të interesit”, vlerëson Ehat Miftaraj nga IKD, njofton Klan Kosova.

Lirimi i Dakës nga detyra mund të jetë lëndë edhe për Gjykatën Kushtetuese, sipas avokatit Mentor Beqiri.

”Mund të çojë në një shkelje kushtetuese dhe e njëjta mund të iniciohet në Gjykatën Kushtetuese nga 30 deputetë apo nga vetë kryeministri dhe mund të vijojnë procedurat tjera ligjore”, thotë ai.

Osmani në paraqitjen virtuale, të shtunën, tha se do të ndërmarrë masa nëse përsëriten skenarë të njëjtë.

Por, sipas Beqirit, presidentja nuk duhet ta tejkalojë një situatë, nëse vlerëson se ka pasur shkelje.

”Nëse ti e legjitimon herën e parë shkeljen e integritetit dhe thua që ”kësaj radhe nuk po të shkarkoj dhe nëse përsëritet herën tjetër do të shkarkoj”, ajo nuk është një qasje institucionale”, shton Beqiri.

Ndërsa Miftaraj vlerëson se qasja e Osmanit i jep mbikompetencë shërbyesve civilë, madje edhe nëse dalin kundër një vendimi të një institucioni më të lartë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?