Izraeli shpallet regjim jo-demokratik i apartheidit – Grupi për të Drejta të Njeriut

Izraeli nuk është demokraci por një “regjim apartheidi” që përforcon supremacinë hebreje në mbarë tokën që kontrollon, ka thënë një grup i të drejtave të njeriut brenda këtij vendi në një raport që pritet të provokojë kundërshti të ashpra. “Një parim organizues qëndron në bazën e një vargu politikash të gjera izraelite: avancimi dhe perpetuimi […]
“Një parim organizues qëndron në bazën e një vargu politikash të gjera izraelite: avancimi dhe perpetuimi i supremacisë së një grupi – hebrejëve – ndaj një tjetri – “palestinezëve”, – tha B’Tselem, organizatë që dokumenton shkeljet e të drejtave të njeriut.
Ohad Zemed, zëdhënës për ambasadën e Izraelit në Britani të Madhe, mohoi raportin si “mjet propagande”. “Izraeli i mohon këto pretendime të rreme në të ashtuquajturin raport sepse nuk bazohen në realitet por në një pikëshikim të shtrembëruar ideologjik.”
B’Tselem tha se ka mohuar presupozimin dominant se Izraeli operon me dy sisteme të ndara të rendeit dhe ligjit – demokracinë brenda territorit sovran ndërsa mban rend ushtarak mbi territoret e okupara palestineze, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.
Raporti i B’Tselemit shkon më tej, duke pretenduar se Izraeli ka krijuar një sistem brenda gjithë territorit që iu jep qytetarëve hebre krejt të drejtat. Ndërkohë, aty argumenton që palestinezët janë të ndarë në katër shkallë me nivele të ndryshme të të drejtave varësisht prej vendit ku jetojnë, por gjithnjë janë poshtë hebrejëve.












