Ish-spiuni i BIA’s rrah opozitarin serb në Shtërpcë: Ai është ‘siptar’, është kundër Listës Serbe

Ish-spiuni i BIA’s rrah opozitarin serb në Shtërpcë: Ai është ‘siptar’, është kundër Listës Serbe

Goran Vasiljeviq nga Shtërpca, aktivist i Nismës Qytetare “Për liri, drejtësi dhe shpëtim” ka deklaruar se mbrëmë në kafenenë ‘Kapra’ e ka rrahur kandidati i Listës Serbe për deputet në Kuvendin e Kosovës, Branislav Nikoliq. Sipas Vasiljeviq ai e kishte rrahur se kundërshtonte Listën Serbe dhe si i tillë është ‘siptar’ pra, term ofendues për […]

Nikoliq në anën tjetër mohon të gjithë ngjarjen, ndërsa nga polica e Shtërpcës dhe Ferizajt është refuzuar të ndajnë informacion sipas RTV KIM. “Janë rrena të gjitha, unë kisha mysafir mbrëmë në shtëpi.”

Në deklaratën për Rtv KIM Vasiljeviq ka thënë se mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 19:00 në një kafene në Shtërpcë së pari është ofenduar me fjalë pastaj është sulmuar edhe fizikisht nga Nikoliq me dhjetë persona tjerë. Sipas tij Nikolic po rrinte në kafene në shoqëri të dhjetë miqve të tij derisa ai ishte me dy miq të tij.

“Ata tanimë ishin në gjendje të dehur dhe kur ne po dilnim, dolën edhe shtatë a tetë prj tyre. Mua më ndaloi ish deputeti Branislav nikolic dhe më pyeti – “Çfarë ke ti kundër meje, familjes time dhe Listës Serbe?” e shtoi se Nikolic e shau dhe ofendoi dhe ftoi miqtë e tij ta mbajnë derisa Nikolic, siç pretendon e rrihte.

“Personalisht ai Branislavi më ka goditur, ata tjerët më mbanin, ata diku dhjetë” tha Vasiljevic. “Ai është kundër Listës Serbe, ai është ‘siptar’” ka thënë mes ofendimeve tjera Nikolic sipas Vasiljevic. Sipas tij ata këtë e bënë pasi ai është certifikuar dje nga KQZ për zgjedhje në partinë e Nenad Rasic. Dëshironin të më frikësonin, kjo është taktika  tyre. Nuk e di çfarë do të bëjnë tjetër deri në zgjedhje”, tha Vasiljevic, transmeton Gazeta Metro.

Vasiljeviq, pasi është rrahur, së pari është paraqitur në stacionin e Policisë në Shtërpce, e pastaj edhe në qendrën mjekësore ku i janë vërtetuar plagë në hundë dhe kokë.

Në raportin e policisë të Shtërpcës sipas lajmit të RTV KIM, emri i Branislav Nikolic nuk përmendet askund në lidhje me këtë rast. Theksohet se pas deklaratës së Vasiljevic janë arrestuar tre persona meshkuj. RTv KIM raporton se nga stacioni i Policisë në Shtërpcë nuk dëshironin të jepnin më shumë informacion rreth këtij rasti dhe i referuan më tej nga rreshteri Batri Shabani në Policinë Regjionale në Ferizaj që e ka marrë rastin përsipër rastin. Megjithatë, zyrtari për marrëdhënie me publik në policinë rajonale në Ferizaj nuk ka dëshiruar të bisedoj për rastin, sipas RTV KiM.

Në ndërkohë, Vasiljevic, thotë se nuk pret diçka më shumë nga organet e rendit, por shtoi se do të pajtoj një avokat, dhe se do të informoj për këtë OSBE dhe përfaqësues të tjerë të organizatave ndërkombëtare në Kosovë.

Nenad Rasic, presidenti i partisë progresiv demokratike, parti që mbështetet nga Nisma Qytetare “Për liri, drejtësi dhe shpëtim”, pret që Branislav Nikolic të hetohet, transmeton Gazeta Metro.

“Nëse shikohet nga këndvështrimi politik, kjo tregon se përfaqësuesit e popullit janë njerëz të pafytyrë që nuk kanë asgjë të shenjtë, që vetëm me dhunë fizike dhe çdo lloj tjetër të dhunës duan të realizojnë pjesëmarrjen në parlamentin e Kosovës” ka thënë Rasic.

Kujtojmë se Nikolic ishte zbuluar se isht oficer i agjencisë së sigurisë së Serbisë (BIA).

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?