Inspeksioni shqiptoi rreth 15 mijë euro gjoba, për partitë që s’po i respektojnë masat anti-COVID

Inspeksioni shqiptoi rreth 15 mijë euro gjoba, për partitë që s’po i respektojnë masat anti-COVID

Partitë politike kanë filluar të mbajnë tubime e të bëjnë fushatë, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit. Këto tubime konsiderohen të mos jenë normale, ngase ende jemi të rrezikuar nga pandemia COVID-19. Prandaj, Inspeksioni i Komunës së Prishtinës, ka filluar të ndërmarrë masa, duke u shqiptuar gjoba partive që shkelin masat anti-COVID. […]

Partitë politike kanë filluar të mbajnë tubime e të bëjnë fushatë, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit.

Këto tubime konsiderohen të mos jenë normale, ngase ende jemi të rrezikuar nga pandemia COVID-19.

Prandaj, Inspeksioni i Komunës së Prishtinës, ka filluar të ndërmarrë masa, duke u shqiptuar gjoba partive që shkelin masat anti-COVID.

Që nga 11 janari, Inspeksioni ka shqiptuar 14 mijë euro gjoba ndaj subjekteve politike.

Drejtori i Inspeksionit të Prishtinës, Adonis Tahiri, kishte paralajmëruar partitë politike se nëse nuk i respektojnë masat anti-Covid, do të gjobitën në shumën prej 2 mijë eurove, ashtu siç është e paraparë në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Më 11 janar, Tahiri njoftoi se Inspeksioni ka shqiptuar gjobë ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Askush mbi ligjin! Zbatimi masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm. Shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës – neni 25, paragrafi 1”, shkroi Tahiri në Facebook.

Ai bëri thirrje që partitë politike t’i respektojnë ligjet dhe vendimet të cilat i kanë votuar vetë.

“Iu bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vet i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë”, deklaroi Tahiri.

Por, thirrja e Tahirit nuk u respektua. Partitë politike vazhduan avazin e grumbullimit, kundër Ligjit në fuqi.

Më 19 janar, Inspeksioni i Prishtinës shqiptoi gjobë edhe ndaj dy subjekteve politike.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma ishin partitë e radhës që u gjobitën me nga 2 mijë euro.

Më 20 janar, Inspeksioni i shqiptoi LDK-së gjobën e dytë për mosrespektim të masave anti-COVID.

As Partia Demokratike e Kosovës nuk i shpëtoi gjobës për mosrespektim të masave.

Më 25 janar, PDK-së iu shqiptua gjoba 2 mijë euro nga Inspeksioni i Prishtinës.

Gjobë mori edhe Lëvizja Vetëvendosje, për një tubim që ka mbajtur në Prishtinë.

E LDK-së duket se nuk i mjaftuan dy gjobat e para, u ‘shpërblye edhe me një të tretë.

 

 

 

Share Now

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?