I dëmtohen banerët elektoralë: Lufta politike bëhet me argumente e jo me vandalizma primitivë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar me anë të një komunikate për media si pasojë e dëmtimeve të banerëve reklamues të zgjedhjeve në Partesh dhe Kollokot, komuna këto të banuara me shumicë serbe. “Lufta politike bëhet me argumente e jo me vandalizma primitivë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e AAK’së, transmeton Periskopi. Reagimi […]
“Lufta politike bëhet me argumente e jo me vandalizma primitivë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e AAK’së, transmeton Periskopi.
Reagimi i plotë i tyre:
Ata që dëmtojnë banerët e kandidatit për President, z. Ramush Haradinaj, nuk kanë të bëjnë asgjë me qytetarinë e as demokracinë. Lufta politike bëhet me argumente e jo me vandalizma primitivë.
Aleanca dënon këto veprime të turpshme e vandale, që kanë ndodhur në Partesh dhe Kllokot, duke bërë thirrje për një fushatë të qetë e pa provokime.
Gjithashtu, kërkojmë që organet e rendit, të hetojnë këto raste, të cilat nuk i kontribuojnë aspak garës së ndershme zgjedhore.













