Hoxhaj për Kurtin: Pas 14 shkurtit, nuk do të kemi kryeministra anti-amerikan

Hoxhaj për Kurtin: Pas 14 shkurtit, nuk do të kemi kryeministra anti-amerikan

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj bashkë me Memli Krasniqin kanë prezantuar sonte Planin e Rimëkëmbjes së politikës së jashtme dhe të promovimit të Kosovës.  Ai tha se për dallim prej Rambouillet e Vjenës, ku ishin marrë vendime në favor të Kosovës për çlirimin dhe pavarësinë e vendit, si rezultat i një diplomacie të […]

Ai tha se për dallim prej Rambouillet e Vjenës, ku ishin marrë vendime në favor të Kosovës për çlirimin dhe pavarësinë e vendit, si rezultat i një diplomacie të mençur,  tani në Kosovë kemi politikanë antiamerikanë e autokratë si Albin Kurti, i cili nuk e merr seriozisht politikën e jashtme

Hoxhaj goditi Kurtin duke thënë se kurrë nuk do ta kishte menduar që Kosova do ta kishte një kryeministër që tallet me Shtëpinë e Bardhë duke i përmendur thikat mbi hartën e Kosovës dhe që i linçon e ofendon zyrtarët amerikanë.

“Kjo është ideologjia e një autokrati si Albin Kurti, e cila në thelb është antiamerikane. Ai gënjen kur thotë se ishte vetëm kundër Presidentit Trump. Ai ka qenë kundër të gjithë presidentëve amerikanë. Kundër Clintonit, duke e kundërshtuar Marrëveshjen e Rambouillet. Kundër Bushit, duke e kundërshtuar Pakon e Ahtisaarit. Kundër Obamës, duke e kundërshtuar Demarkacionin me Malin e Zi. Sepse, ai ishte dhe është kundër Amerikës.”, tha Hoxhaj.

Mirëpo, sipas Hoxhajt PDK-ja do t’i prijë një aleance me qytetarin, për të mos lejuar që vendi të  rrezikohet sërish nga autokratë si soji i Kurtit.

“PDK-ja do t’i prijë një aleance me qytetarin, për të mos lejuar kurrë që Kosova të ketë një Kryeministër që ofendon Shtëpinë e Bardhë dhe zyrtarët e saj. Kosova përjetësisht do të jetë mirënjohëse ndaj miqve amerikanë. Për dorën e ndihmës që na zgjatën atëherë kur ne kishim më së shumti nevojë. Për ndihmën në çlirimin e vendit. Për ndihmën në pavarësimin e vendit.”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?