Hoxhaj: Nuk dolëm në rrugë kur u morën Thaçi e Veseli, të tjerët ta harrojnë se mund të dalin mbi ligjin dhe shtetin

Hoxhaj: Nuk dolëm në rrugë kur u morën Thaçi e Veseli, të tjerët ta harrojnë se mund të dalin mbi ligjin dhe shtetin

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një video- adresimi që do të transmetohet sonte, ku do të shpalosë planin e Rimëkëmbjes për sundimin e ligjit, ka thënë se Albin Kurti ka ndërtuar tërë karrierën e tij duke sulmuar, linçuar dhe kërcënuar institucionet e shtetit. “Albin Kurti e ka ndërtuar tërë karrierën […]

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një video- adresimi që do të transmetohet sonte, ku do të shpalosë planin e Rimëkëmbjes për sundimin e ligjit, ka thënë se Albin Kurti ka ndërtuar tërë karrierën e tij duke sulmuar, linçuar dhe kërcënuar institucionet e shtetit.

“Albin Kurti e ka ndërtuar tërë karrierën duke i sulmuar, linçuar dhe kërcënuar institucionet e shtetit, ligjet e shtetit, simbolet e shtetit. Unë kam vrapuar në çdo shtet të botës që t’i sjell njohje Kosovës, me flamur të Kosovës.”, ka thënë Hoxhaj

“Ai e ka përqeshur këtë flamur. Unë kam punuar për të krijuar institucione të pavarura, së bashku miqtë tanë perëndimore. Albini i ka gjuajtur institucionet me gurë, gaz lotsjellës dhe koktej molotovi.”, shtoi ai.

Në këtë adresim, Hoxhaj ka thënë se PDK-ja dhe Kosova është sulmuar me aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, por asnjëherë kjo parti nuk i ka nxjerrë njerëzit në rruugë që ta sulmojnë policinë apo institucionet.

“PDK-ja është sulmuar me aktakuzën ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Është sulmuar vetë Kosova, historia jonë, lufta e UÇK-së. Por, PDK-ja asnjëherë nuk i ka nxjerrë njerëzit në rrugë që ta sulmojnë policinë tonë, institucionet tona.”, ka thënë Hoxhaj.

Ai, ka shtuar se as Hashim Thaçi, as Kadri Veseli e as vet ai, nuk kanë bërë asnjëherë thirrje që të mos bashkëpunohet me drejtësi, përkundër sulmeve që i kanë marrë.

“As Thaçi, as Veseli dhe as unë asnjëherë nuk kemi bërë thirrje që të mos bashkëpunohet me drejtësinë, veç pse ne po goditemi. Sepse, për Thaçin, Veselin, mua personalisht dhe PDK-në, fati i Kosovës është me i rëndësishëm se fati ynë personal, ose interesi ynë partiak.”, ka thënë Hoxhaj.

Konventa për planin e rimëkëmbjes së sundimit të ligjit në Kosovë, do të transmetohet sonte në shumicën e televizioneve dhe në disa media online. Kjo është konventa e tretë e kësaj partie, ku Enver Hoxhaj do të paraqesë planin e Rimëkëmbjes së rendit dhe ligjit bashkë me ish-ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?