Hoxhaj: Do të legalizohen ndërtimet ilegale në vlerë prej 10 miliardë eurosh, pa e prekur interesin publik

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, shkruan se në Kosovë janë rreth 400 mijë ndërtime ilegale në vlerë rreth 10 miliardë euro. Ai thotë se ato nën qeverisjen e PDK-së, ‘do të legalizohen pa e prekur pronën publike apo interesin publik’ për ‘të zhbllokuar kështu këtë kapital të ekonomisë”. Hoxhaj shkruan: Janë rreth 400 […]
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, shkruan se në Kosovë janë rreth 400 mijë ndërtime ilegale në vlerë rreth 10 miliardë euro.
Ai thotë se ato nën qeverisjen e PDK-së, ‘do të legalizohen pa e prekur pronën publike apo interesin publik’ për ‘të zhbllokuar kështu këtë kapital të ekonomisë”.
Hoxhaj shkruan:
Janë rreth 400 mijë ndërtime ilegale, shtëpi, banesa e lokale afariste, që janë në pritje të legalizimit në Kosovë. Vlera e tyre sillet në rreth 10 miliardë euro dhe përfshinë mbi 350 mijë familje. Ky kapital ka mbetur i bllokuar, sepse në mungesë të fletave poseduese, pronarët e këtyre ndërtimeve as si hipotekë për kredi nuk po mund t’i përdorin ato. Ne do t’i legalizojmë të gjitha ndërtimet ilegale që nuk e prekin pronën publike apo interesin publik, duke e zhbllokuar kështu këtë kapital për t’i dhënë hov rimëkëmbjes së ekonomisë sonë.












