Hoxhaj dhe Tahiri: Do ta luftojmë krimin e organizuar dhe pasuritë e fituara kundërligjshëm do t’i konfiskojmë

Hoxhaj dhe Tahiri: Do ta luftojmë krimin e organizuar dhe pasuritë e fituara kundërligjshëm do t’i konfiskojmë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, së bashku me kandidatin për deputet, Abelard Tahiri, sot janë takuar me studentët e dalluar të Fakultetit Juridik, para të cilëve kanë prezantuar planin e PDK-së për sigurinë dhe drejtësinë. Hoxhaj ka vlerësuar se data 14 shkurt do të jetë vendimtare për fillimin […]

Hoxhaj ka vlerësuar se data 14 shkurt do të jetë vendimtare për fillimin e planit të luftës kundër krimit të organizuar dhe në veçanti konfiskimit të pasurisë së fituar me aktivitet kriminal. Madje, sipas kësaj partie, në këto zgjedhje janë dy koncepte, ajo që respekton institucionet e pavarura të Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila i linçon këto të fundit.

“Nuk ka shtet të suksesshëm dhe funksional pa sundim të ligjit. Nuk ka as demokraci dhe as shtet pa sundim të ligjit. Dhe në këto zgjedhje ka dy koncepte, një koncept i cili e respekton sundimin e ligjit, i cili e respekton ligjet e Kosovës dhe institucionet e pavarura të Kosovës. Dhe një koncept tjetër nga LVV-ja, e cila i linçon institucionet e pavarura të Kosovës, e cila nuk e respekton sundimin e ligjit dhe e cila është e interesuar që ta përmbys sistemin tonë juridik dhe politik në Kosovë”, ka thënë ai.

Ndërsa, Abelard Tahiri ka theksuar se programi i PDK-së në fushën e drejtësisë do të japë rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar.

“Deklaruam edhe konceptin e ri të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, mënyrën e verifikimit të pasurisë së tyre. Në mënyrë që të mos lejojmë kurrfarë abuzimi me paranë publike dhe çështjet tjera, po ashtu edhe aspektin e përmirësimit, ndryshimit të drejtësisë penale, e cila mundëson ndjekje efikase të të korruptuarve, kriminelëve, trafikantëve, atyre që merren me fajde dhe haraç. Pra, ne kemi një angazhim konkret të cilin sot e prezantuam para studentëve të Fakultetit Juridik”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?