Hoti: Sondazhet dhe ushtria e Facebook-ut, nuk i përcaktojnë zgjedhjet

Hoti: Sondazhet dhe ushtria e Facebook-ut, nuk i përcaktojnë zgjedhjet

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, njëherësh kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka vizituar sot Gjilanin. Bashkë me të parin e kësaj komune, Lutfi Haziri deklaruan se Qeveria Hoti do të zhvillojë këtë vend, për ta kthyer shpresën dhe besën për Republikë. Gjatë kësaj vizite në Gjilan, Hoti është deklaruar përsëri për sondazhet të […]

Bashkë me të parin e kësaj komune, Lutfi Haziri deklaruan se Qeveria Hoti do të zhvillojë këtë vend, për ta kthyer shpresën dhe besën për Republikë.

Gjatë kësaj vizite në Gjilan, Hoti është deklaruar përsëri për sondazhet të cilat po bëhen së fundi e të cilat në të shumtën e rasteve e renditën LDK-në si parti të tretë të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Madje ndër të tjerash Hoti theksoi se sondazhet dhe ushtria e Facebook-ut nuk i përcaktojnë zgjedhjet.

“Kemi edhe dy javë përpara, është tepër e nevojshme të mobilizohemi dhe të dalim bindshëm në Facebook. Sondazhet dhe ushtria e Facebook, nuk i përcaktojnë zgjedhjet. Zgjedhjet përcaktohen nga ju, rinia, gra e burra e pleq e plaka. Vizioni ynë është për një shtet demokratik, të civilizuar, për integrim në strukturat euro-atlantike. Rinia e ka pasur dhe do ta ketë vëmendjen e plotë në qeverisjen e ardhshme, për të ofruar një arsim cilësor e që i bën të rinjtë e të rejat të njëjtë me ata që shkollohen kudo në Evropë”, deklaroi Hoti.

Kurse Lutfi Haziri, i cili njëherësh është edhe nënkryetar i LDK-së tha se kthimi i Hotit në Gjilan është mbështetje dhe tregues i qartë se LDK do të vazhdojë ta mbështesë këtë qytet.

“Kthimi i kryeministrit në Gjilan për ne është mbështetje dhe është tregues i qartë se LDK do të vazhdojë ta thej atë angazhim të të gjithëve kundër nesh. Uroj që vota e 31 të rinjve e të rejave të jetë një votë tregues për një rezultat të madh për fitoren e LDK-së, më 14 shkurt. Do t’i tmerrojmë kundërshtarët me punë e me rezultat”, ka thënë Haziri.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka disa kandidatë për deputet në listën e saj për zgjedhjet e 14 shkurtit e që janë: Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Faton Bislimi e Ramiz Ramadani.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?