Hoti lajmërohet pasi nuk u prit në takim nga kryesindikalisti shkaku i vonesës

Pas lajmit se kryesindikalisti i punëtorëve të sektorit privat nuk e priti në takim kryeministrin Hoti pas vonesës 15 minutëshe, ky i fundit ka bërë një postim në Facebook duke treguar për takimin që ka pasur me sindikatat e tjera. Hoti thotë të jetë takuar me përfaqësuesit e tetë sindikatave të tjera, atë të Judikaturës, […]
Hoti thotë të jetë takuar me përfaqësuesit e tetë sindikatave të tjera, atë të Judikaturës, Shërbimit Korrektues, Punonjësve social, Policisë, Zjarrfikësve, Administratës së Pavarur, Shërbimit Civilë, ATK-së dhe Shoqatës së Infermierëve
Kryeministri në detyrë thotë të jetë zotuar se Qeveria do të paguajë të gjithë sektorët “ku ka pasur angazhim shtesë dhe rrezikshmëri në punë për shkak të pandemisë Covid-19.”
“Sindikalistët paraqiten një varg kërkesash bashkë me shqetësimin e tyre se, qasja e institucioneve nuk ka qenë e barabartë për secilin sektor, duke theksuar se ata po ndjehen të anashkaluar dhe të diskriminuar.” – shkruan z.Hoti, përcjell Periskopi.
Postimi i plotë:
Sot në takim të përbashkët me përfaqësuesit e Sindikatës së Judikaturës, Shërbimit Korrektues, Punonjësve Social, Sindikatës së Policisë, ata të Zjarrfikësve, Sindikatës së Shërbimit Korrektues, Administratës së Pavarur, Sindikatë së Shërbimit Civil, ata të punëtorëve të ATK-së dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Infermierëve, u zotova se Qeveria do të paguaj të gjithë sektorët ku ka pasur angazhim shtesë dhe rrezikshmëri në punë, për shkak të pandemisë Covid -19.
Sindikalistët paraqiten një varg kërkesash bashkë me shqetësimin e tyre se, qasja e institucioneve nuk ka qenë e barabartë për secilin sektor, duke theksuar se ata po ndjehen të anashkaluar dhe të diskriminuar. Shpreha gatishmërinë që t’i trajtojmë të gjitha kërkesat veç e veç dhe të shikojmë mundësitë buxhetore për përmbushjen e tyre.












